Itali | Bersani jep dorëheqjen nga formimi i qeverisë së re

Kreu i të majtës italiane, Pier Luigi Bersani njoftohet të ketë dhënë pak më parë dorëheqjen nga formimi i një qeverie të re, për shkak se nuk arriti të siguronte një mazhorancë parlamentare të qëndrueshme për ta mbështetur atë. “Diskutimet me formacionet e tjera politike nuk kanë arritur në asnjë akord”, deklaroi për mediat Bersani, menjëherë pas një takimi me presidentin e Republikës Italiane, Giorgio Napolitano. Ndërkohë nga ana tjetër ky i fundit ”do të fillojë menjëherë konsultimet e tij për formimin e një qeverie të re”, sipas një zëdhënësi.

Advertisement