Ish-presidenti i Barcelonës rrezikon 11 vite burg

Ish-presidenti i klubit të Barcelonës, Sandro Rosell, bashkëshortja e tij dhe katër persona të tjerë përfundojnë sërish në gjykatë për pastrim parash për një shumë prej rreth 20 milion eurosh nga Konfederata Braziliane e Futbollit.

Pas kërkesës së prokurorit të çështjes dy ditë më parë për një dënim me 11 vjet burg për të akuzuarit për pastrim parash, krim financiar dhe për organizatë kriminale, gjithashtu dhe një gjobë prej 59 milion eurosh.

Advertisement

Ka reaguar menjëherë gjykata, e cila ka kërkuar që Rosell, të depozitojë një garanci prej 78.6 milion eurosh brenda 24 orëve.