Ish-lojtari i Chelsea gjendet i vdekur në rrënojat e banesës në Turqi…

Ish-lojtari i Chelsea-t dhe Newcastle, Christian Atsu u gjet i vdekur disa javë pas tërmetit të fuqishëm në Turqi, në rrënojat e banesës së tij.

31-vjeçari ishte i bllokuar prej më shumë se një jave në rrënojat e banesës.

Advertisement

“Me zemrën më të rëndë më duhet t’u njoftoj të gjithë dashamirësve se mjerisht trupi i Christian Atsu u gjet këtë mëngjes”, shkroi në Twitter agjentja e tij Nana Sechere të shtunën.

Atsu iu bashkua skuadrës turke të ligës së lartë Hatayspor në shtator 2022 dhe shënoi golin e fitores në një ndeshje të Super Ligës më 5 shkurt.

Sipas mediave të huaja, Atsu kishte planifikuar një udhëtim në Francë ditën e tërmetit, por goli që shënoi në mbrëmjen e 5 shkurtit i ndryshoi planet.

Tërmetet dhe pasgoditjet në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore kanë vrarë më shumë se 45,000 persona deri në këto momente.