Ish i dashuri sekret i Princeshës Diana ka folur mbi një çështje mjaft të nxehtë që u mbajt e fshehtë për pesë vjet.
Duke folur për Australian Channel Seven’s Sunday Night, James Hewitt ka folur nga shtëpia e tij në Anglinë jugperëndimore, mbi momentin kur ra në dashuri me princeshën.
Në një intervistë për 20-vjetorin e vdekjes së saj, ish lojtari i polos ka mohuar akuzat se është babai i princit Harry, kur është pyetur për atësinë.
“A jeni ju babai i Harry?”, pyet gazetarja australiane Melissa Doyle.
“Jo, nuk jam unë”, ka thënë ish i dashuri i Dianës.
I pyetur për thashethemet që kanë qarkulluar për dekada, ai tha: “E bëjnë për të shitur gazetat”. Edhe ish shërbëtori i saj, Paul Burrell tha se ‘është e pamundur’ që Hewitt të jetë babai,pasi ai e ka takuar princeshën kur djali i saj i vogël ishte fëmijë.
Princeshë Diana nisi një lidhje me Hewitt, i cili tashmë bën një jetë të veçuar pensionisti në Devon, kur ajo i kërkoi që të bëhej instruktori i saj për kalërim në 1986.
Lidhja e saj sekrete doli në dritë si thashethem, teksa flitej për lidhjen e bashkëshortit të saj, Princit Charles me ish të dashurën e tij Camilla Parker- Bowles në atë kohë.
Marrëdhënia e tyre zgjati derisa ai shërbeu si komandant tanku në luftën e Gjirit më 1991, dhe lidhja doli në media. Hewitt, një ish oficer i ushtrisë thotë se ishte skeptik nëse duhej të fliste për ish të dashurën e tij por këmbëngul se nuk ndjen aspak keqardhje që e ka takuar.
“Jo, nuk kam keqardhje. Më vjen keq për disa gjëra që u shkaktuan nga kjo, por vetëm kaq. Mendoj se ishte shumë e lehtë që të binte në dashuri me të vërtetë, kështu që mendoj se mund të jem falur për këtë”, ka thënë ai.