“Gjatë verës në 1986 ne ishim të martuar dhe unë nuk ndahesha asnjë moment nga Sylvester dhe ai ishte gjithmonë me mua”.

Kështu është shprehur  Brigitte Nielson, ish bashkëshortja e Sylvester Stallone, e cila hedh poshtë akuzat për ish bashkëshortin, i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj një 16 vjeçareje, një lajm i bërë publik disa ditë më parë nga Daily Mail.
“Incidenti për të cilën akuzohet Stallone nuk është verifikuar, sepse atë natë ai ishte me mua”,- rrëfen Briggide për Tmz.

Advertisement

Historia që e përfshin edhe Stallonen në skandalet seksuale, e publikuar nga Daily Mail, tregon se si Aktori i Hollywood-it, gjatë xhirimeve të “Over the Top” në Las Vegas në 1986, fton një vajzë 16 vjeçare në hotelin ku ai qëndronte dhe së bashku me të edhe truprojën e tij. Rambo i kinemasë i ka mohuar menjëherë akuzat.
“Eshtë një histori qesharake dhe kategorikisht e rreme”,- ka thënë aktori.

Tani ka ardhur edhe konfirmimi i ish bashkëshortes Brigide Nelson.
“Duke ju referuar denoncimit që i përket asaj nate në orën 20:30, ne të dy ishim bashkë në dhomën tonë të hotelit, asnjë person tjetër nuk ka qenë në atë orë me ne. Është absurde që Sylvester dhe familja e tij duhet të vuajnë për diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë”,- mbyll komentin e saj artistja dhe modelja me origjinë daneze.