Erjona Sulejmani, ish-gruaja e futbollistit Blerim Dzemaili, është shprehur se “absolutisht nuk ia vlen të martohesh me futbollist”.
Ajo dhe mesfushori i kombëtares zvicerane janë prindër të një djali të quajtur Luan, fëmijë që erdhi nga marrëdhënia që, siç tha ajo fillimisht, ishte shumë pasionante.
Ish-modelja ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në Top Show Magazine, për të folur rreth deklaratës që çmendi pak kohë më parë italianët dhe jo vetëm… Erjona ishte shprehur se gratë e futbollistëve nuk janë të kënaqura prej tyre në shtrat.
“U jap një këshillë vajzave: bota e futbollistëve duket e bukur, por kur je brenda është ndryshe. Unë kam shkruar dhe një libër ku do i mësoni të gjitha. Libri do të dalë shumë shpejt”, deklaroi modelja shkodrane.
Erjona e përshkroi jetën e saj me mesfushorin e kombëtares zvicerane si brenda një “kafazi të artë”.
“Më parë kam qenë e mbyllur në një kafaz të artë, por leku nuk të jep gjithçka. Unë kam refuzuar shumë për karrierën time, tani jam më e lirë dhe mund të pranoj ato që kam refuzuar më parë. Kur lidhesh me futbollist, njëri prej të dyve duhet ta lërë karrierën sepse po nuk e le, nuk shihesh me partnerin. Rrija në shtëpi, laja, shpëlaja, gatuaja… Pasi mora veten nga lindja e fëmijës, doja t’i kthehesha karrierës. Doja të mos isha e varur dhe të mos rrija e mbyllur në shtëpi”, u shpreh Erjona.
E si për ta mbyllur këtë histori, Erjona tha gjithë siguri se s’është penduar aspak për divorcin dhe se nuk ja vlen aspak të martohesh me një futbollist!