Iran – Marrëveshje me Turqinë për uraniumin

Lënda kimike do rikthehet në Iran pasi të jetë pasuruar. Lajmin e bën të ditur ministri i Jashtëm, Manouchehr Mottaki. Marrëveshja është firmosur në Teheran nga presidenti brazilian Ignacio Lula da Silva, ai iranian Mahmoud Ahmadinejad dhe kryeministri turk, Recep Tayyp Erdogan. Bisedimet janë negociuar nga vendi amerikano-latin. Ndërkohë, Izraeli ka reaguar menjëherë duke deklaruar se Teherani ka mashtruar Ankaranë dhe Brazilian.