Kjo paisje është shitur 3 milion njësi në vetëm 3 ditë. Ky ekzaminim do të bëhet për të parë nëse nxehja e tij mund të shkaktojë probleme për shëndetin apo jo. “Jemi duke bërë disa analiza shkencore, do të vlerësojmë dhe me ekspertët tanë shëndetësor nëse përbën rrezik apo jo”,- ka konfirmuar James McQueen, zëdhënësi i Consumer Report. iPad 3 arrin temperatura më të larta se iPad 2-i, kjo sinjalizuar nga disa përdorues dhe nga disa site përfshirë EnGadget.