iOS 7.1 fillon rrugën e testimeve

Gjigjandi ndërkombëtar Apple, ka shpërndarë në serverat e tij versionin më të fundit të sistemit operativ iOS 7.1. Sipas raportimeve, nuk do të ketë ndryshime shumë të mëdha në perceptimin e tij nga përdoruesit, por janë korigjuar probleme të ndryshme të raportuara. Për momentin versioni 7.1, është bërë i mundur për download vetëm atyre që kanë një Apple Developer Account. Instalimi i tij nga ata që nuk janë të paisur me këtë account, është gjerësisht i pa këshilluar të kryhet pasi mund të sjellë dëme të mëdha në paisjen e instaluar.

Advertisement