Një objekt katër katësh është shembur me shpërthim të kontrolluar nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në rrethrrotullimin e Rrogozhinës.
Shpërthimi është kryer në orën 12 të së dielës në vendin e quajtur Bishti i Zhurit.
Për realizimin e këtij operacioni. Forcat xheniere dhe punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit vendosën 50 kilogramë eksploziv të llojit C4.
Përpara shpërthimit, policia bllokoi për disa minuta qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor prej afro 600 metra.
Shpërthimi është kryer pa asnjë incident ndërsa u ndoq nga afër edhe nga kreu i këtij inspketoriati, Dallëndyshe Bici.
Objekti katër katësh që u shemb ishte i projektuar për karburant dhe kishte edhe bodrum. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton se pronarët e saj do të marrin dëmshpërblimin nga shteti në vlerën e 550 milionë lekësh.
Vetëm gjatë kësaj jave në rrethrrotullimet e aksit rrugor Fier – Rrogozhinë janë prishur rreth 100 objekte, një dhe disa katëshe.
Pjesa më e madhe e këtyre objekteve janë me leje ndërtimi dhe pronarët e tyre do të marrin dëmshpërblimet nga shteti.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton se operacionet për shembjen e objekteve do të vijojnë edhe në qytete të tjera.