Capital T, STOP rrjeteve sociale

Rreperi Capital T ka qenë shumë aktiv muajt e parë të 2015-tës në rrjete sociale. Por, pas shumë koncerteve, publikimit të klipit dhe mixtape-t ‘SDM’ ka vendosur të bëjë pak pushim.
Capital T prej disa ditësh po viziton qytete të njohura në Europë, por tashmë ka vendosur që edhe për këto udhëtime mos të tregojë më.
“Eh tash njo 4-5 ditë off IG’s edhe rrjeteve sociale, faleminderit e shumë dashni për krëjt”, ka shkruar ai në fotografinë e fundit të publikuar.

Advertisement