Instagram, risi për blerjet në aplikacion

Instagram ka shtuar më tepër karakteristika për blerjet online në kohën e duhur për festa. Tani mund të krijoni një listë dëshirash brenda aplikacionit dhe nëse gjeni një produkt në Story ose në postime, mjafton të klikoni butonin e ri Save dhe gjithçka ruhet sipër në të djathtën tuaj.

Të gjitha bizneset në versionin e fundit mund të përfshijnë produktet e tyre në një kategori të vetme ku mund të postohen edhe video produktesh, por në të njëjtën kohë do të drejtoheni shumë shpejt tek produktet e ruajtura më parë dhe renditjen e produkteve në bazë të çmimeve./tvklan.al

Advertisement