Kemi parë shpesh artistë të fushave të ndryshme, që janë bashkuar për kauza te forta sociale.

Një rast i tillë është dhe ai i këngëtares Ingrit Gjoni, e cila i është bashkuar kauzës për t’i ardhur në ndihmë të fëmijëve me aftësi ndryshe.

Advertisement

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në Instagram, krah të cilit shkruan: Jam shumë e lumtur që u bera pjesë e kësaj nisme, bashkë me kolegët e mi. Uroj që kjo nismë të jetë në mbarë Shqipërinë, do të jem shumë e lumtur që të jem pjesë e kësaj nisme edhe më tej në vazhdim. Faleminderit edhe publikut të gjerë që u bashkuan me ne në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Ju dua.”