Një javë pas daljes në skenë të shfaqjes “Medea”, aktori është gjendur në një situatë të vështirë…
Shumë emra të njohur të aktorëve shqiptarë janë pjesë e veprës teatrale “Medea” me regji të Kiço Londos. Një ndër ta është edhe Alfred Trebicka.
I ftuar në emisionin “Kush Vjen për Drekë”, aktori rrëfeu një incident që i ndodhi në teatër për shkak të së cilit përfundoi në spital.
“Në momentin e fundit të provës gjenerale për shfaqjen “Medea” u fikën dritat siç ndodh pas shfaqjes dhe një nga objektet e skenës nuk ishte në vendin ku kishte qenë gjithmonë dhe në atë errësirë duke tentuar të dal nga skena u përplasa me atë objekt hekuri.
Në momentin e parë nuk mendova se ishte shumë rëndë por pasi u qetësua situata pashë që ishte e nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale”, tha Trebicka.