Valdrin Sahiti ka realizuar një set të ri fotografik, e kur kemi fotografi të reja nga koleksionet e brendit VS sytë bëhen katër.
Përpos kreacioneve unike, Valdrini përzgjedh modelet, lokacionin e poashtu fotografin adekuat që të sjell jo vetëm një imazh të bukur, por një portret unik të modës.
Dhurata Lipovica, Adrola Dushi, Dorina Gegici dhe Ergi Bardhollari zbulojnë krijimet e reja të Sahitit.
Imazhet janë shkrepur nga Endrit Mërtiri teksa nuk mungonte skuadra perfekte e grimit dhe flokëve Sellma dhe Kaci.