Muzika në zi, ndahet nga jeta reperi i njohur amerikan

Reperi i njohur i grupit “The Roots”, Malik B, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka ndarë pikërisht grupi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Advertisement

“Jemi me zemër të thyer dhe sy të përlotur që t’ju informojmë me keqardhje për ikjen e vëllait tonë të dashur dhe anëtarit të Roots, Malik Abdul Basit. Mund të mbahet mend për përkushtimin e tij ndaj Islamit, vëllazërimin e tij të dashur dhe inovacionin e tij si një nga MC-të më të talentuar të të gjitha kohërave. Ne kërkojmë që ju të respektoni familjen e tij në kohën tonë të zisë për një humbje kaq të madhe”, shihet e shkruar poshtë fotos ku tre djemtë e “The Roots” kanë pozuar sëbashku.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së Malik B. Ndonëse lindur në Filadelfia, pas bashkimit me “The Roots”, reperi u zhvendos në Londër për të vazhduar karrierën muzikore. Që prej vitit 1980, djemtë kanë punuar sëbashku me albume dhe këngë të ndryshme.

Burimi: News31.al