Pasi ka fituar Elle Style Award (14.02.2011) është mësuar se pikërisht kjo aktore do të jetë edhe imazhi i Lancôme. Në fakt ky vendim për të pasur si imazh Emma-n për produktet e Lancôme ka qenë surprizë për shumë persona, pasi gjigandi i bukurisë zkonisht ka përzgjedhur celebritete në mosha më të mëdha si Julia Roberts apo Penelope Cruz. Megjithatë, bukuria e freskët e Emma-s, flokët dhe stili e kanë bërë zgjedhjen perfekte për promovimin e produkteve të Lancôme, duke qenë se synojnë edhe thithjen e një audience më të re. Aktorja ka rezultuar një ikonë stili gjithnjë e në rritje që prej marrëveshjes me Burberry e së fundmi sidomos pas guximit për t’i prerë flokët e shkurtër.
Imazh i Lancôme
Saturday, December 13, 2025
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES


