Kënga me të cilën Shqipëria do të përfaqësohet këtë vit në Eurovision, “I’m Alive” tashmë është gati edhe në versionin në shqip.
Pas mbështetjes së madhe që ka marrë, kënga e Elhaida Danit në shqip do të vijë me titulli “Në jetë”.
Teksti i “Në jetë” është punuar nga Sokol Marsi e ndërsa muzika nga “Zzap and Chriss”.
Kënga do të prezantohet ditën e Shtunë ekskluzivisht në programin Prive, në orën 19:00.