Ilva Tare largohet nga “Ora News”, por kush mund ta zëvendësojë?

Sezoni i ri televiziv fillon shumë shpejt, por ndryshimet nuk kanë përfunduar ende.

Në këtë valë largimesh kanë përfshirë edhe Ora News, ku në këtë sezon të ri, Tare nuk do të jetë më pjesë e tij. Burime për Anabel.al bëjnë me dijeni se Tare, me një eksperiencë televizive prej 2 dekadash është larguar nga televizioni në fjalë për shkak të disa projekteve të tjera.

Advertisement

Ndërkohë, pas largimit të saj po aludohet se zëvendësuesja e Tares mund të jetë Sonila Meço.

Në fund të gushtit, pronari i Ora News, Ylli Ndroqi u pa teksa darkonte me Meçon dhe kaq u desh për të menduar se me shumë mundësi po bisedohej për marrjen e postit Drejtoreshë e Informacionit nga ana e Meços, post që deri pak më parë mbahej nga Ilva Tare.

Megjithatë, ditën e djeshme, Gazeta Express raportoi se Sonila Meço nuk do të jetë pjesë e “Ora News”.

Sipas burimeve për gazetën, një kalim i tillë nuk do të bëhet, pasi gazetares nuk i janë plotësuar disa kërkesa nga drejtuesit e këtij televizioni.