Ishte 10 vjetori i Ora News, por mediat shpërthyen me shkrimin se pas eventit Ilva Tari ishte drejtuar për në martenitet.
Gazetarja e mirënjohur, ishte në ditët e saj për të lindur fëmijën e dytë dhe mesa duket ka pritur të mbyllë dhe detyrën e fundit të saj, për të vazhduar me punën e mëmësisë. Ajo është bërë nënë e një djali, të cilit i ka zbuluar edhe emrin, Thomas.
Ilva e ka zbuluar këtë detaj me ndjekësit e saj në Instagram.
“Thomas, bekimi më i ri i familjes” – ka shkruar ajo poshtë fotos. Kujtojmë se Ilva është nënë edhe e një vajze që quhet Melodi, nga martesa e saj me Eduard Selamin.
Redaksia e radionrg.al i uron Thomasit jetë të gjatë e të lumtur!