Ilegalisht përpara publikimit zyrtar

Albumi i 12-të i artistes ishte parashikuar të publikohej më 26 Mars, por ka dalë të hënën në mënyrë ilegale në një site ku shpërndahen file. Lajmi erdhi pas lajmërimit të fansave nga menaxheri Guy Oseary që të ishin vigjilentë ndaj ndonjë rrjedhjeje të mundshme të këngëve, pasi ai kish punuar shumë që të mos ndodhte. Në një sërë postimesh në Twitter ai ka shkruar: “Ju lutem lajmëroni për çdo rrjedhje të albumit.. Do t’a vlerësonim shumë. Është fat më shumë se çdo gjë tjetër…” Ndërsa në një postim tjetër kish shkruar: “Jemi shumë të lumtur që nuk ka pasur rrjedhje të materialeve të albumit. Kam bërë të pamundurën… Jam i bindur që nuk do të zgjasë edhe për shumë… Shpresoj, por jemi shumë afër publikimit, ndaj duhet të jem realist…”.

Advertisement