Mbrëmjen e djeshme është shpallur fituesi i edicionit “Grande Fratello Vip” në Itali.

E veçanta e kësaj sfide ishte në mënyrën sesi u shpall fituesi, një mënyrë shumë e veçantë që nuk na ndodh shpesh ta hasim. Daniele e Luca ishin dy finalistët dhe pretendentët për çmimin e madh, ndërsa prezantuesja, Ilary Blasi, e cila është bashkëshortja e futbollistit  Francesco Totti-t, pasi është njohur me emrin fitues, ka vendosur që fituesin do e tregonte duke e puthur në buzë.

Advertisement

Ishte pikërisht Daniele Bossari, konkurrenti që puthi Ilary, i cili u shpall dhe fituesi i edicionit të  dytë të “Grande Fratello VIP”.