I vrau motrën Vladimir Kurtit, Dan Hutra: Nënën ia lashë gjallë të vajtojë vajzën…

Dan Hutra ka rrëfyer dinamikën e vrasjes së Etleva Kurtit, motrës së Vladimir Kurtit. Në një intervistë nga burgu për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, Dan Hutra tha se fillimisht kërkoi në shtëpinë e Vladimir Kurtit për të gjetur vëllain e tij.

Më pas i vrau motrën, tregon ai, kurse për nënën thotë se e la gjallë për të vajtuar të bijën.

Advertisement

Dan Hutra: Kam shkuar direkt pastaj te shtëpia e Ladit. Po të njëjtën gjë. Pasi kam shkuar, kam mbaruar punë me motrën e Ladit, kam kontrolluar shtëpinë se i kërkoja vëllain njëherë, kontrollova gjithë dhomat nuk i gjeta. Kontrollova poshtë krevatit dhe thashë mos më ka parë nga dritarja edhe më është fshehur, nuk e gjeta. Pastaj kam gjetur motrën e Ladit. I thashë ti je motra e Ladit ë? Ndërkohë unë e njihja që ishte motra e Ladit dhe ja lëshova. E ëma ishte shumë afër nuk e vrava. Thashë këtë të vajtojë. E ëma ka qenë e ulur te serat kur ja kam vrarë motrën. Unë e pashë, ajo ishte me kurriz, unë mund ta vrisja. Pasi kam hipur unë në makinë ja ka nisur të qarës, bërtiste. Thashë qa se kështu do më qajë edhe nëna ime. Dhe prandaj e kam lënë gjallë nënën e Ladit që të qajë vajzën që mos shkojë të bëjë budalliqe siç bën djali i vetë duke vjedhur numra. Unë duke e respektuar me i dhënë bukë, veshje dhe ai çohet vjedh numrat nëpër xhepat e të dënuarve kur janë të papërgjegjshëm. Ai është Lad Kurti. Që vjedh numrat e shokëve të dhomës.

Spartak Koka: Etleva Kurti çfarë faji kishte? Unë po të them 20 veta t’i kisha gjetur do t’ia kisha vrarë. Ja kam deklaruar.

Spartak Koka: Ti sherrin e ke pasur me Lad Kurtin.

Dan Hutra: Unë çfarë faji kisha që donte të më helmonte ai? Për 10 mijë Euro që i ka dhënë Marjana? Për 10 mijë Euro të qelbura. Hajde se ja jepja unë.

Spartak Koka: Po kush ta tha ty që për 10 mijë Euro do të helmonin?

Dan Hutra: Më ka treguar shumë gjëra Marjana.

Spartak Koka: Ti hakmarrjen mund ta bëje me Ladin jo me Etleva Kurtin.

Dan Hutra: Ku ta vrisja Ladin unë?

Spartak Koka: Ajo është nënë e fëmijëve. S’të ka pasur as hak e as hile.

Dan Hutra: Nga ana njerëzore është siç thua ti. Mua më shkatërruan.

Spartak Koka: Kapërceve avllinë?

Dan Hutra: Po po. Kam kapërcyer avllinë, kam hyr në oborr, kam kapërcyer avllinë prapë dhe kam dalë. Kur dal aty kalon njëri me fuoristradë. Edhe më pa me kallash në dorë. Po dora ime po nxirrte shumë gjak, kudo kam lënë shenjë gjaku. Edhe më pa kështu, as 20 metër nuk kaloi mori policinë në telefon. Po të doja dhe këtë e kisha këput që ishte me familje. Po unë nuk e bëra. Pse? Dhe unë po të shikoj njëri në lagje me kallash edhe unë do ta marr policinë. E bën çdo lloj qytetari.