I vodhën këngët dhe fotografitë private, Ariana Grande kërkon drejtësi në gjykatë.

Thursday, July 30, 2026

Ariana Grande ka ndërmarrë veprime ligjore kundër dy personave të panjohur, të cilët i akuzon se kanë hakuar llogaritë personale të bashkëpunëtorëve të saj më të afërt dhe kanë vjedhur materiale të papublikuara nga arkiva e saj.

Sipas padisë, të dorëzuar më 27 korrik dhe të siguruar nga PEOPLE, autorët dyshohet se kanë fituar akses të paligjshëm në llogaritë digjitale të fotografëve dhe producentëve me të cilët këngëtarja bashkëpunon prej vitesh. Më pas, ata kanë marrë dhe shpërndarë materiale konfidenciale, duke përfshirë këngë të papublikuara, fotografi dhe skedarë audio e video nga procesi i krijimit të muzikës së saj.

Në dokumentet gjyqësore thuhet se hakerët kanë përfituar financiarisht duke shitur këto materiale dhe të dhëna personale në “dark web“, ndërsa Ariana pretendon se publikimi i tyre i ka shkaktuar dëme serioze dhe të pariparueshme në karrierë.

Sipas padisë, vetëm gjatë vitit 2023 u publikuan pa autorizim 45 këngë të papublikuara të artistes, ndërsa që nga debutimi i saj në vitin 2011 janë regjistruar qindra raste të ngjashme të rrjedhjes së materialeve të saj.

Ekipi ligjor i Grande kërkon identifikimin e personave përgjegjës dhe thekson se kjo çështje nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e artistes, por edhe me mbrojtjen e të drejtave të krijuesve në industrinë muzikore.

Artistët duhet të kenë të drejtën të vendosin vetë se si dhe kur e ndajnë punën e tyre me publikun. Vjedhja dhe shpërndarja e paligjshme e materialeve krijuese cenon këtë të drejtë dhe nuk duhet të tolerohet“, tha një burim pranë këngëtares për PEOPLE.

Në fakt, Ariana Grande kishte paralajmëruar prej kohësh se do të ndiqte rrugën ligjore. Në vitin 2024, gjatë një interviste me Zach Sang, ajo reagoi me humor ndaj publikimit të këngës së papublikuar Fantasize, e cila u bë virale në TikTok.

Faleminderit shumë… shihemi në gjykatë.,”tha ajo me ironi, duke shpjeguar se kënga ishte krijuar për një projekt televiziv dhe nuk ishte menduar kurrë për publikim. “Ma vodhën. Piratë, mashtrues, të paligjshëm,” shtoi artistja në atë kohë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -