I tha se e mban famën me të pasme, Bebe Rexha i kthehet në shqip ndjekëses

Bebe Rexha publikoi në Instagram një video e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Ajo shfaqej në një avion privat teksa bënte kërcim provokues dhe në pah nxirrte të pasmet e saj.

Videoja është shoqëruar me komente të shumta nga fansat e saj, megjithatë këngëtares në sy i ka rënë një koment i shkruar në shqip. Dikush i shkroi këngëtares se e mban famën me të pasme dhe duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Bebes.

Advertisement

“Je e sforcuar për të mbajtur famën me b****”, shkruan fansja.

“Shko laj gomarin”, i kthehet Bebe, po në gjuhën shqipe.

Ky koment i Bebes ka marrë shumë pëlqime nga fansat, të cilët përveçse kanë pëlqyer përgjigjen e saj, e vlerësojnë edhe për faktin se ka folur shqip.

/Opinion.al/