Ardian Bujupi ka publikuar një foto, ku shfaqet me një plagë serioze në fytyrë, që kullon gjak. Mirëpo, gjithçka është vetëm efekt i makiazhit, pasi fotoja është shkëputur nga skenat e videoklipit të ri.
https://www.instagram.com/p/CKcL6WrsuB4/
Këngëtari ka zgjedhur pikërisht këtë foto, për të njoftuar edhe mbi datën e publikimit të këngës së re, të cilën disa kohë që po e promovon vazhdimisht.
Edhe më parë, Ardiani ka zgjedhur të njëjtën mënyrë promovimi, kur publikoi një klip të shkurtër, ku dukej sikur ishte viktimë e një aksidenti të rëndë. Pamjet ishin thjesht skena të videoklipit, për tju përshtatur fabulës së këngës.
Kënga e re e Ardian Bujupit ka pritshmëri të larta në treg, duke qënë se vjen pas hitit të tij shumë të suksesshëm veror, “Panorama” në bashkëpunim me Xhensila Myrteza