Selena Gomez publikon singëllin në spanjisht ‘De Una Vez’

Selena Gomez u quajt si këngëtarja e ndjerë Tejano Selena Quintanilla dhe tani  po ndjek hapat e saj.

Ylli i popit ka publikuar një single në Spanjisht, “De Una Vez”. Ajo postoi një copëz nga videoja muzikore në llogarinë e saj në Instagram ditën e enjte. “Ky është fillimi i diçkaje që kam dashur të eksploroj prej kaq shumë kohësh. Shpresoj ta doni po aq shumë sa unë”, lexohej pjesërisht në shkrimin që shoqëronte postimin.

Advertisement

Në një intervistë me Zane Lowe të Apple Music, Gomez tha se dëshironte të punonte në një projekt Spanjoll sepse ndihej “kaq krenare” për rrënjët e saj. “Ndihem sikur është koha perfekte,” tha ajo. “Me gjithë ndarjet në botë, ka diçka në lidhje me muzikën latine që globalisht thjesht i bën njerëzit të ndjejnë gjëra.”

Kujtojmë se Gomez publikoi albumin e saj të tretë solo, “Rare”, një vit më parë.