I ftuari i njohur në studion e Bieta Sulos: “ Ç`të puth gruan, kur je ti këtu“.

E nisi që në fillim me kompliment: “Erdha vetëm sepse je yll e bukur“, dhe Agim Krajka kështu e vazhdoi emisionin në studion e Bieta Sulos, mes shakave dhe fjalëve të bukura. Tema e bisedës ishte koncerti gala, që pritet të mbahet së shpejti “ Të gjithë e duan Krajkën“. Kompozitori ishte ftuar bashkë me të birin, që i priti me shumë natyrshmëri batutat e të atit.

Kur Bieta i kërkoi që t`i dërgonte një puthje të shoqes përmes ekranit,  Agimi iu përgjigj: “ Ta puth?? A e di pse qeshin këta dhe duartokasin? Sepse thonë s`na  e merr mendja që ky të jetë kaq budalla sa duke pasur të pasur ty kaq afër, të puthë gruan në vend që për shembull të të puthë ty“!!/Bordo