Gazetari Blendi Fevziu u përfol së tepërmi për largimin e mundshëm nga TV Klan për në Top Channel, derisa mësuam se vendimi përfundimtar i moderatorit ishte të qëndronte në Klan.
Ditën e djeshme gazetari ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, në rubrikën “Këndi i së vërtetës”, ku nuk i shpëtoi pyetjes: “Pse e refuzove ofertën e “Top Channel”?”
“Ishte një vendim personal. E kam thënë që oferta ishte një tundim, tundim shumë i madh, por pata edhe një detyrim moral. Ajo që kisha menduar ishte një ikje me mirëkuptim, që nuk ndodhi” – tha Fevziu përgjatë intervistës.