I dhunoi vjehrrën, Dua Lipa merr vendimin e menjëhershëm ndaj këngëtarit të famshëm

Pas ribashkimit dhe ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të parë, Gigi Hadid dhe Zayn Malik, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë. Ndarja e tyre mendohet se ka ardhur pasi këngëtari i famshëm akuzohet se ka goditur mamanë e modeles seksi.

Madje thuhet se Yolanda Hadid po mendon që ta denoncojë në polici ish-dhëndrin e saj. Një burim i afërt i familjes ka konfirmuar lajmin se tashmë çifti i njohur nuk është më bashkë.

Advertisement

“Megjithatë ata janë të dy prindër të mirë. Yolanda sigurisht që është shumë mbrojtëse ndaj Gigi-t. Ajo dëshiron më të mirën për vajzën dhe mbesën e saj”, ka treguar i afërmi i familjes Hadid.

Ndërsa përfaqësuesi i modeles është shprehur se “Gigi tani është e përqendruar vetëm në atë çfarë është më e mira për Khai-n” dhe se në këto momente kërkon vetëm privatësi.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, e cila është në një lidhje dashurie me djalin e Yolanda, Anwar Hadid.

“Daily Mail” shkruan se së bashku me Bella Hadid dhe Anwar Hadid, edhe Dua ia ka hequr follow-in Zyan. Ndërkohë, e vetmja që akoma e ndjek këngëtarin është Gigi Hadid.

Më herët, detaje të reja kanë dalë në dritë dhe thuhet se e gjitha nisi pas një sherri në shtëpinë që ai ndan me Gigi Hadid dhe të voglën e tyre, Khai. po modelonte në Paris dhe Yolanda shkoi në shtëpinë e çiftit, mesa duket pa pëlqimin e Malik.

Pas një përleshje me fjalë të ashpra, në të cilën ai dyshohet se e ofendoi me fjalë të rënda dhe më pas i tha: “Qëndro larg vajzës sime”. Më pas thuhet se i ka telefonuar Gigi-t në Paris dhe e ka qortuar në telefon, duke i bërtitur, shkruan gazetashqip.

Një roje sigurie ishte dëshmitar i ngjarjes dhe ka treguar se ai i tha: ‘Nxirre nga shtëpia ime, referuar nënës së Gigi-t.

Një burim pohoi për “Sun” se Zayn dhe Yolanda kanë qenë në mosmarrëveshje që nga shtatzënia e Gigi-t. Artisti dyshoi se Yolanda kishte nxjerrë në media lajmin e shtatzënisë kur duhej të mbahej sekret, pohoi burimi i paidentifikuar.