I abuzuar seksualisht

Gianluca Grignani ka hapur zemrën në auto biografinë LA MIA STORIA TRA LE DITA, kur për herë të parë tregon dhe episodin e trsishtë se në moshën 10 vjeçare ka qenë viktimë e një pedofili homoseksual. “Kur nuk doja më rrihte aq fort saqë më linte plagë e shenja. Isha aq i vogël sa nuk isha në gjendje të kuptoja as se çfarë ndodhte”,- ka shkruar kantautori italian. Kështu Grignani ka treguar aspekte të jetës së tij që kurrë nuk kanë qenë publike e që shpesh e kanë çuar në të pasurit fobi. Flitet edhe për drogën dhe artisti dënon përdorimin e këtyre lëndëve e madje i tërheq vëmendjen prindërve që të jenë të kujdesshëm me fëmijët e tyre.

Advertisement