Qëndrimi i reperit Getinjo në “Big Brother VIP Kosova” mund të jetë në pikëpyetje, për shkak të vdekjes së një të afërmi.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Mozzik njoftoi se daja i tyre ka ndërruar jetë.
Bazuar te formati i programit, banorët nuk duhet të informohen për ndodhitë e jashtme. Detajet specifike të kontratës janë konfidenciale, megjithatë, sipas gazetës gjermane Süddeutsche Zeitung, konkurrentët informohen vetëm në rastet kur ka ndërruar jetë një familjar ose mik.
Në rast se Getinjo informohet për vdekjen e dajës, ndoshta mund të marrë vendimin që të lërë shtëpinë. Kjo mbetet për t’u parë.