Thuhet se Dua Lipa është lidhur me fansin e saj më të madh!

Për ju që nuk besoni te manifestimi, kemi një lajm që ndoshta do t’ju bindë të nisni metodat e manifestimit: Burimet thonë se Dua Lipa është lidhur me Jack Harlow, artistin që i ka dedikuar edhe një këngë këngëtares me famë botërore.

Advertisement

Sipas “Page Six”, Dua po del me Jack dhe ka disa prova të vockla: Ai shkoi në New York, më pas dyshja u takua në një darkë, duke shkuar në vendtakim në të njëjtën kohë, por veç e veç (skema të vjetra 😉 dhe të kuptueshme) dhe të njëjtën procedurë kanë ndjekur kur kanë lënë restorantin.

Thuhet se edhe dyshja komunikon vazhdimisht dhe se “Jack është shumë i interesuar ndaj Duas” dhe domosdo, po bën gjithçka që t’i lërë asaj një përshtypje të mirë dhe siç ka thënë në këngën e tij, “do që të ketë shumë më shumë se vetëm një bashkëpunim me Duan”.

Pra, miq, kjo është shenja që të besoni te fuqia e universit!