Humb betejën me kancerin, ndërron jetë bashkëshortja e John Travolta-s

Një tjetër ngjarje e trishtë ka “goditur” familjen e aktorit të famshëm John Travolta-s! Vetëm dy vjet pas humbjes së të birit në moshën 16-vjeçare, bashkëshortja e tij, aktorja e njohur Kelly Preston ka ndërruar jetë, duke mos e fituar dot betejën me kancerin e gjirit.

Ka qënë vetë Travolta që lajmin e dhimbshëm e ka ndarë virtualisht me miqtë dhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke mos e fshehur sigurisht tronditjen për ndarjen nga jeta të partneres së tij, me të cilin kishte plot 28 vite martesë.

Advertisement

“Me zemër të rënduar, ju informoj se gruaja ime e bukur, Kelly ka humbur betejën e saj 2-vjeçare me kancerin e gjirit. Ajo bëri një luftë kurajoze me dashurinë dhe mbështetjen e kaq shumë njerëzve. Familja ime dhe unë do t’u jemi gjithmonë mirënjohës mjekëve dhe infermierëve, që na kanë ndihmuar si edhe shumë miqëve që na kanë qëndruar pranë. Dashuria dhe jeta e Kelly do të kujtohen përgjithmonë. Do të marr pak kohë për të qëndruar me fëmijët e mi, të cilët kanë humbur nënën e tyre, kështu që më falni paraprakisht nëse nuk dëgjoni nga ne për një kohë. Por ju e dini që unë do të ndjej dashurinë tuaj gjatë këtyre javëve dhe muajve, teksa ne shërohemi”, shkroi aktori në postimin e tij në Instagram, për ndarjen nga jeta në moshën 57-vjeçare të bashkëshortes së tij.

Kush ishte Kelly Preston?

Kelly Kamalelehua Smith, e njohur më mirë me emrin e saj skenik Kelly Preston, ishte një aktore dhe modele amerikane. Ajo ka qënë protagoniste në më shumë se gjashtëdhjetë prodhime televizive dhe filmike, si në produksionet kinematografike të njohura si  “Mischief”, me  Arnold Schwarzenegger në “Binjakët” dhe në krahë të Tom Cruise në filmin “Jerry Maguire”. Ajo është shfaqur edhe në disa interpretime filmike me bashkëshortin John Travolta, ku një prej  tyre është filmi i famshëm “Battlefield Earth”. Aktorja e ndjerë, ka interpretuar edhe me Kevin Costner në “For the Love of the Game” në vitin 1999 dhe në vitin 2004 u shfaq në videon e Maroon 5, She Will Be Loved.

Burimi: Revista Class