Hueyda El Saied ndryshon profesion! Ja puna që ka filluar në Luksenburg

Ndarja e Hueyda El Saied nga bashkëshorti bëri “zhurmë” të madhe në mediat rozë, por siç tregoi dhe vetë, ajo e ka kapërcyer këtë ndodhi dhe ka zbuluar pasione të reja në jetën e saj.

Një nga to është pikërisht dhe puna e re e Hueyda-s. Nëpërmjet një videoje në Instastory Hueyda ka treguar se ka filluar punë në bankë dhe se i pëlqen shumë.

Advertisement

“Jam unë pas pune… se kam filluar punë në bankë unë. Po që më pëlqen! Tani kam ardhur ne muzeun Mudam të Luksenburg-ut, në muzeun e artit modern.”,- thotë Hueyda në videon e postuar.