Sot kam shumë arsye për të festuar”, nis kështu shkrimin e saj në Instagram, modelja, aktorja, shkrimtarja dhe piktorja e famshme shqiptare, Hueyda El Saied.

“E para sepse kur isha 24 vjeç, i premtova vetes se kur të mbushja 34, do të isha më e mirë, dhe kështu ndihem sot. E dyta, sepse vazhdoj të vlerësoj jetën nga buzëqeshjet. E treta sepse jam një nënë me fat, falë Gabriel jeta ime është e plotësuar. E katërta sepse prej disa muajsh zemra ime është e mbushur me lumturi, ëndërrat e mia u kthyen në realitet dhe e di që gjëra edhe më të mira do të vijnë. E pesta arsye është se ditëlindjet janë një fillim i ri me qëllime të reja dhe çdo ditë ec përpara me forcë dhe kurajo. Kështuqë i uroj vetes “Gëzuar Ditëlindjen”, por një falenderim i veçantë shkon për të gjithë ata që më kanë mbështetur muajt e fundit. Keshtu, në këtë ditë speciale, dhurata ime më e bukur është Gabriel dhe jeni ju…”, përfundon mjaft bukur listën e arsyeve për të qenë e lumtur moderatorja. Tek e fundit e meriton!

Advertisement

 Hueyda el Saied jeton prej disa vitesh në Luksenburg së bashku me djalin e saj Gabrielin, pas divorcit nga një martesë 5-vjeçare.