Pas skandaleve seksuale të Kevin Spacey fati i House of Cards u bë i pasigurtë, pasi producentët e hoqën nga seriali.
Por fansat e serialit mund të gëzohen sërish pasi produksioni në sezonin e gjashtë të dramës politike do të nisë xhirimet në fillim të 2018 pa 58-vjeçarin. Lajmi konfirmohet nga Ted Sarandos i Netflix në një konferencë për mediat në Nju Jork. Episodi i fundit i sezonit do të fokusohet në karakterin e Robin Wright, Claire Underwood.
Sezoni i gjashtë do të jetë pak më i shkurtër se paraardhësi. House of Cards bëri histori në vitin 2013 pasi ishte i vetëm serial vetëm online në web që morri një çmim Emmy e më pas mjaft çmime të tjera.