Hotelet me pesë yje objekt kritikash për mungesën e higjienës

“Ritz-Carlton” dhe hotele të tjera me “5 yje” në Kinë kërkuan ndjesë, pas publikimit të një video që vinte në dukje praktikat aspak higjienike të pastrimit të tyre. e bërë virale në rrjet gjatë kësaj jave, në skandalin më të fundit shëndetësor.

Që prej publikimit ditën e mërkurë të videos në rrjetin ‘’Weibo’’, Twitteri kinez, ajo ka arritur mbi 30 milionë shikime.

Advertisement

Pavarësisht çmimeve tejet të larta dhe standardeve të tyre luksoze, stafet e tyre të sanitareve u kapën teksa fshinin gotat e dhomave, me të njëjtët peshqirë apo sfungjerë që pastronin edhe dushet apo tualetet.

Videoja e postuar në rrjetet sociale, mendohet të jetë regjistruar nga kamera të fshehta të instaluara në tualetet e hotelit. Personi i cili ka bërë edhe postimin me pseudonimin “Huazong”, pretendon të ketë qëndruar në 147 hotele me pesë yje dhe luksoze në gjashtë vitet e fundit.

”Ritz-Carlton’’ në Shanghai deklaroi se kishte nisur një hetim ndaj një prej punonjësve e cila është parë të përdorte të njëjtin peshqir për të pastruar xhamin e dushit, dyshemenë, tavolinën dhe gotat.