Horror në jetën reale

Ishte një dhomë si gjithë të tjerat ku asnjëri nga klientët nuk e kish vënë re këtë prezencë të çuditshme. Sipas drejtuesve të hotelit të paktën pesë familje e kanë frekuentuar atë dhomë dhe nuk kanë kuptuar asgjë. Kanë qenë sinjalet e marra nga dhomat ngjitur që ankoheshin për një erë të keqe. Trupi ishte vënë brenda strukturës së shtratit duke e bërë praktikisht të padukshëm. Sony Millbrook ishte zhdukur në 27 janar në Memphis dhe nuk ish kthyer më kurrë në shtëpi. Zhdukjen e saj e kanë njoftuar fëmijët që nuk e gjetën pasi dolën nga shkolla. Policia ka filluar menjëherë hetimin e kësaj ndodhie. Ka arrestuar të fejuarin e gruas të cilit ju gjet edhe një armë zjarri pa leje.

Advertisement