Dashi: Ritmi i punës do të jetë i përmbajtshëm dhe do t’ju lejojë të keni një produktivitet të shkëlqyer që do të kthehet në avantazhin tuaj. Për disa prej jush priten përfitime dhe privilegje që i prisnit prej kohësh e për disa të tjerë të ardhura të papritura shtesë. Në fushën sentimentale mund të prekni qiellin me një gisht, pasi mund të mbështeteni në aleancat yjore.

Demi: Ndjeni nevojën për të bërë ndryshime në marrëdhënie e situata që tani më tepër se kurrë duken të jenë një pengesë. Por mos harroni se nuk keni shumë energji në dispozicion për të arritur projektet tuaja. Në jetën private, tërheqje dhe të papritura do t’ju zënë në befasi, duke e çuar zemrën tuaj në tilt. Nëse nuk jeni të impenjuar nuk keni asnjë arsye për të mos e lëshuar veten.

Advertisement

Binjakët: Dëshira juaj e paepur për risi do të gjejë  zbatim në një mundësi interesante profesionale, që me siguri nuk do e lini t’ju ikë nga duart. Megjithatë  duhet të merreni edhe me çështjet ekonomike, duke i kushtuar më shumë kujdes financave tuaja. Shmangni vendet e ndotura, mjediset e tejmbushura me njerëz dhe mos abuzoni me ilaçet. Për një dhimbje banale më mirë përdorni terapi natyrore sesa ilaçe.

Gaforrja: Asgjë për të mbajtur shënim sot: një ditë që do të rrjedhë natyrshëm ku nuk do të mungojnë problemet e zakonshme, por edhe sukseset e vogla. Do të futeni në aktivitete të reja, do të kuroni siç duhet punët dhe në kohën e lirë do të dini se çfarë të bëni për t’u argëtuar. Duke pasur parasysh se në dashuri gjithçka shkon mirë, mendoni për një  pushim të shkurtër ekstra me partnerin tuaj, pse jo edhe për këtë fundjavë.

Luani: Kalimi i Hënës në shenjën tuaj ju dhuron ekuilibër dhe sensualitet: jeni në humor brilant dhe maksimalisht social. Do të vendoseni në qendër në ambjentin profesional si pasojë ë mobilizimit të burimeve tuaja shpikëse dhe ambicieve personale. Gjithçka mirë nëse jeni në çift. E nëse jeni singëll? Marrëdhëniet dashurore që do të krijoni sot do të jenë të këndshme dhe të gëzueshme. Takimi me një person do të jetë burim përfitimesh në të ardhmen.

Virgjëresha: Më mirë të mos e lini të sigurtën për të pasigurtën këto kohë pasi nuk keni as energji të mjaftueshme dhe as burime financiare për të investuar. Qëndroni pra larg entuziazmit të lehtë. Para se të hyni në një biznes të ri, bëjini mirë llogaritë tuaja! Shkoni në shtrat herët dhe shtojeni relaksin duke pirë një çaj kamomili. Kështu do të shmangni zgjimin natën të shqetësuar dhe të hutuar.

Peshorja: Do të doni t’a drejtoni ju lojën në ambientin profesional, por do t’a bëni me një natyrshmëri që do t’i bindë këdo. Mbrëmja do të shoqërohet me lajme të mira dhe me vizitën e një miku që nuk e shihnit prej kohësh.  Përgatituni për një surprizë në dashuri. Ndërkohë, argëtohuni duke u marrë me projektet tuaja të ardhshme në çift.

Akrepi: Humori sot është i luhatshëm. Jeni të konfuz. Mund të ndodhë që të doni dhe të mos doni të njëjtën gjë brenda një kohe të shkurtër. Gabime të mundshme në punë: mos i anashkaloni detajet, përpiquni të jeni më të saktë dhe korrektë. Kuadraturës hënore i shtohet edhe ajo e Marsit. Ekuilibri juaj është prekur nga pesha e rutinës e cila këto kohë është më sfiduese.

Shigjetari: Dita do të vijojë pozitivisht, nën mbrojtjen Hënës harmonioze në shenjën e Luanit. Të privilegjuara do të jenë të gjithë veprimet që kërkojnë shkathtësi. Jini të kujdesshëm në fushën ekonomike. Në sferën private mos u hiqni sikur s’ka ndodhur asgjë. E keni kuptuar tashmë që mes personave që frekuentoni është dikush që opton të bëhet diçka më tepër për ju. Do të ketë të reja interesante.

Bricjapi: Gjërat e paparashikuara do të bëhen pjesë e jetës suaj, e cila do të behet akoma më e paqëndrueshme por shumë më e gjallë dhe interesante në të njëjtën kohë. Yjet premtojnë marrëveshje të mira nëse keni lindur në dhjetor, por edhe për të lindurit në Janar prespektiva është goxha inkurajuese, sidomos për ata që guxojnë. Mund t’i lejoni vetes shpenzime të kota dhe një dhuratë për personin e dashur. Dashuria shumë mirë.

Ujori: Për të shkarkuar humorin e keq shkaktuar nga Hëna, dedikojini pak kohë aktiviteteve relaksuese, si psh. një shëtitje në park apo leximi i një libri të mirë. Mund të mbështeteni edhe tek grupi i zakonshëm i miqve, gati për të thurur një plan të konsoliduar. Nuk do të jeni mirë me përqendrimin kështu që duhet të evitoni çdo veprim që ka të bëjë me llogari apo punë zyre.

Peshqit: Një angazhim pune i ardhur papritur do të jetë një telash i vërtetë, aq më tepër që kishit planifikuar shumë gjëra argëtuese. Mirëpo, si gjithmonë  ju jeni shumë të mirë dhe do t’a bëni këtë sakrificë të vogël. Dashuria jo keq. Mos i jepni shumë rëndësi sikleteve të vogla kalimtare, por jini aktiv fizikisht për të mbajtur një shëndet të mirë.