Kuvendi mbështet sipërmarrësit si kusht për zhvillimin e vendit

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti një përfaqësi të sipërmarrësve shqiptarë, anëtarë të Parlamentit Evropian të Sipërmarrjeve.

Z. Meta theksoi se mbështetja për sipërmarrësit shqiptar është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit si dhe për rritjen e punësimit teksa i siguroi për mbështetje të plotë të Kuvendit në këtë përfaqësim dhe për të ndërtuar një axhendë të përbashkët në mënyrë që të mbështetet edhe më mirë sipërmarrja shqiptare. “Besoj shumë në bashkëpunimin tuaj, në eksperiencën tuaj sepse secili prej jush përfaqëson një komunitet të rëndësishëm me shumë eksperienca dhe me shumë ide për ti realizuar të gjithë së bashku. Kështu që mbështetjen nga ne do ta keni të plotë, dhe jo një ditë të vitit, por gjatë gjithë vitit përfshirë edhe fundjavat, do të jemi në dispozicionin tuaj”, kreu i Kuvendit. Duke marrë fjalën gjatë takimit, z. Nikolin Jaka shprehu vlerësimin e tij për kontributin që Kuvendi dhe z. Ilir Meta i japin sipërmarrjes shqiptare. Po ashtu Jaka dhe se duhen iniciativa për dialog dhe partneritet të qëndrueshëm.

Advertisement