Dashi: Me Hënën në Shigjetar qielli, do t’ju duket i zymtë dhe i errët. Me kalimin e orëve gjithçka do të qartësohet dhe ju gjithashtu. Në punë do të jeni me të vërtetë të zjarrtë, energjikë, superaktivë, do të keni plot ide, projekte të reja njëri më interesant se tjetri. Por do të keni edhe vendosmërinë që do t’ju bëjë fitimtarë në çdo situatë. Dashuria mirë.
Demi: Tashmë e dini: ajo që do të ndodhë do të ndodhë. Me intuitë dhe të qenurit konkretë do e keni ju në dorë zgjedhjen për të pranuar pasojat që vijnë. Me Hënën në tranzit në zonën e tetë do të përballeni me kurajo dhe ambicje me objektivat e reja. Në sferën afektive pritet bashkëpunim, por partneri nuk do të jetë gjithnjë dakort për t’ju dhënë letër të bardhë për të shkruar mbi çdo temë dhe ju nuk mund t’a pretendoni një gjë të tillë.
Binjakët: Hëna dhe Saturni do t’i kthejnë shpinën shenjës suaj. Së bashku do të përvishen kundër jush. Do të keni një çështje të nxehtë nëpër duar. Një sqarim me dikë që e keni shmangur deri më tani do të ndodhë duke rregulluar një gabim të së shkuarës. Në dashuri, do të keni kundër jush ndryshimet e shpeshta të humorit. Jeta dashurore kërkon impenjim dhe përkushtim, mbi të gjitha nëse një person i tretë ka ndërmend të hyjë në mes.
Gaforrja: Do t’a keni të vështirë për t’u ingranuar por gjatë ditës gjërat do të përmirësohen dhe qetësia do të ristabilizohet falë xhentilesës së një personi që keni për zemër. Një mesazh simpatik, një xhest dashamirës do të bëjnë që të shmanget mërzia dhe të ndiheni më të qetë. Do të jeni më të sigurt në vetvete tek burimet dhe kapacitetet që keni dhe kjo do të pasqyrohet tek aktiviteti i përditshëm. Gëzim në dashuri.
Luani: Hëna do të kalojë te Shigjetari e do të bëhet aleate me Saturnin dhe në këtë mënyrë do të keni mundësi të flini të qetë. Do të kultivoni aspirata të mëdha duke afruar dhe bërë miq persona me peshë të madhe, me nivel të lartë që do të tregohen shumë të dobishëm. Nëse do të takoni dikë që do t’ju thotë se i pëlqeni siç jeni, përpara se t’i mbyllni gojën vendoseni në provë, por mbi të gjitha bëni atë që ju thotë zemra.
Virgjëresha: Parashikohet një ditë konfuze dhe nervoze. Të përfshirë nga impulsiviteti i shkaktuar nga trysni të ndryshme do të rrezikoni të hutoheni, të humbisni shënime shumë të vyera, të firmosni diçka të pamundur dhe të bëni projekte ekstravagante. Në fushën sentimentale përkundrazi mos vazhdoni të fshihni kokën nën rërë, si struci. Problemi është pikërisht aty dhe nuk ka ndërmend të zgjidhet vetë. Do të duhet t’a diskutoni me partnerin.
Peshorja: Urtësia juaj do të sjellë afërsinë e miqve dhe të njohurve. Dikush do t’ju kërkojë një këshillë, dikush tjetër mbështetje dhe ju keni buzëqeshje për të gjithë. Nuk dini të thoni jo dhe shpesh merrni kohë nga e juaja për t’ja dedikuar të tjerëve. Mos shtypni butonin e joshjes. Për momentin duket më produktive të ndani të njëjtat interesa në çift.
Akrepi: Me Hënën në Saturn e në fushën e Dytë do të keni mundësinë të bazoheni në themele të forta për çdo lloj pritshmërie që keni. Përpikmëria, vendosmëria do të jenë pikat e forcës që do t’ju ndihmojnë për të kaluar çdo pengesë. Nëse dëshironi në punë do të keni në dispozicion letrat e duhura për të konsoliduar pozicionin tuaj. Për të gjetur rrugën e re bazohuni tek to.
Shigjetari: Jeni të kënaqur me mënyrën se si po shkojnë gjërat. Jeta sociale lëviz si një orë zviceriane. Po njihni gjithashtu njerëz të rinj dhe interesntë. Ku është problemi? Duke qenë kaq të impenjuar me jetën mondane po lini pas dore punën. Jeni vetëm dhe dëshironi një takim mbresëlënës? Ndiqni rrugën e pasionit: do t’ju çojë drejt krahëve të personit të ëndrrave.
Bricjapi: Merrni parasysh një formë fizike jo të shkëlqyer dhe momente pakënaqësie në jetën sentimentale. Do t’ju duhet të ballafaqoheni me lodhjen fizike, më një të papritur në punë dhe me një dëshirë për liri që do të vijë si surprizë. Do të doni të ndaheni nga lidhjet e puna dhe nga detyrimet që ato sjellin. Më mirë të shmangni mbrëmje të çmendura dhe mbingarkesën në tavolinë. Çlirojeni mendjen, mos e çoni veten në rezerva, sidomos përsa i përket energjive fizike.
Ujori: Harmonia dhe ekuilibri i brendshëm do të bëjnë të mundur dhe të këndshme takimet. Parashikohet një përfundim i favorshëm i një takimi pune. Nëse jeni duke u përballur me provimet apo konkurse përvishni mëngët. Nuk do të qaheni për kohën e humbur mbi libra. Sharmi juaj do të godasë shumë njerëz, por pritshmëritë tuaja do të jenë aq të larta sa nuk do të kënaqeni vetëm nga tërheqja fizike. Do te pretendoni më shumë.
Peshqit: Nën shënjestrën e Hënës dhe Shigjetarit, sot do të bëheni kapriçoz. Tensioni dhe nervozizmi duhen mbajtur fort nën kontroll. Që të mos bëni dëme, kini mendjen veçanërisht tek relatat dhe aktivitetet shtëpiake. Nëse do të vini në diskutim historinë tuaj sentimentale nuk ka asgjë të keqe. Çdo lidhje ka nevojë të analizohet.