Dashi: Tre planetë po ju kthejnë krahët. Të dashur miq të Dashit ka ardhur momenti  të ndryshoni disa sjellje për të mos vënë në rrezik marrëdhënie të rëndësishme: një dëshirë e çuditshme për të rinovuar ju shtyn të modifikoni në mënyrë radikale disa raporte. Në punë jeni vigjilente dhe aktivë, por sot Hëna ju këshillon të mos shkëputeni e të mos ndërmerrni iniciativa të ndërlikuara dhe të rrezikshme.

Demi:  Mund fare mirë të themi se qielli ju është aleat. Nuk ka shumë për të menduar në këtë periudhë, duke konsideruar mbështetjen e fortë planetare që gëzoni. Eshtë një moment i mirë për të përveshur mëngët  dhe të tentoni të realizoni edhe ëndrrat dhe projektet më ambicioze. Sektori profesional paraqitet fantastik. Gjëra të papritura në fushën sentimentale: ju presin emocione të forta.

Advertisement

Binjakët:  Yjet ju ftojnë të reflektoni mbi përdorimin  e parave: jeni duke programuar një shpenzim shumë të rëndësishëm, por ju leverdis t’a vlerësoni mirë situatën përpara se të procedoni. Në fushën profesionale veproni me kujdes, mos merrni vendime drastike. Në mbrëmje një vizitë e papritur do t’ju çorientojë këndshëm programet: nuk ju mbetet veçse t’a lini veten të përfshiheni nga kjo atmosferë.

Gaforrja: Hëna dhe Plutoni joharmonik ju bëjnë  ankues dhe pak të kënqaur me atë që keni: mos jini pretendues ndaj miqve, kolegëve e familjarëve. Disa ankthe në fushën afektive janë të pajustifikueshme, mos e torturoni dhe partnerin me humorin tuaj të keq dhe dyshimet tuaja. Përpiquni të ndalni tendencën për t’u shëndoshur duke eliminuar ëmbëlsirat dhe pijet alkolike nga dieta juaj ushqimore.

Luani: Falë Hënës në fushën e Gjashtë sot do të keni ide vërtetë origjinale e të çmuara për të kaluar mbrëmjen. Propozoni ç’ka ju vjen në mendje. Do të ishte mëkat t’i mbanit idetë për veten tuaj. Zgjidhni miqësi të reja dhe frekuentoni lokale të reja për të animuar pak ritmin e jetës që kohët e fundit ju duket jo fort i kënaqshëm dhe monoton.

Virgjëresha: Një gjendje lumturie e optimizmi sot do t’ju ofrohet nga Hëna në tranzit në Fushën e Pestë. Nëse nuk keni bërë projekte për mbrëmjen mos humbisni kohë: është dita e duhur për të organizuar dicka speciale me parnterin apo miqtë. Keni dëshirë të ndërroni faqe në shumë situata të jetës dhe doni t’a lëshoni veten dhe të bëni ndonjë çmenduri.

Peshorja: Sot Hëna në kuadraturë mund të sjellë vështirësi dhe konflikte në sferën familjare. Duhet që të jeni ju ata që të amortizoni dhe sheshoni konfliktet duke mbajtur dhe vënë në lojë sensin e humorit që Mërkuri do t’ju dhurojë sot. Kështu do të keni mundësi të shuani pa nisur mirë çdo lloj debati. Dashuria dhe puna do të garojnë mes tyre për t’ju dhuruar kënaqësi. Në shtëpi duhet të rrini më afër një familjari që ndoshta ndodhet në vështirësi.

Akrepi:  Falë Hënës harmonike do të gjendeni gjithnjë në vendin dhe momentin e duhur, pak fat sigurisht nuk bën keq. Mund të ndërmerrni shumë vendime dhe mund të ndihmoni edhe dikë që ndodhet në një moment dyshimi. Jeni në çift? Do t’ju mjaftojë një bashkëbisedim i shkurtër për të kuptuar se jeni bërë për njeri-tjetrin. Të tjerat vijnë vetë. Punët mirë.

Shigjetari: Duhet të merrni një vendim të rëndësishëm? Dëgjoni arsyen që me siguri nuk do t’ju bëjë të gaboni. Marsi po sposton vëmendjen tuaj tek fiziku dhe mirëqënia. Nuk duhet në asnjë mënyrë t’a lini pas dore. Bëhuni intuitiv, antenat sot do t’i keni të amplifikuara. Do t’ju ndihmojnë të gjeni rrugën më të mirë në punë dhe dashuri. Përfundojini punët që keni lënë përgjysëm.

Bricjapi: Po ecni me një shpejtësi shumë të mirë në sferën profesionale, e po ashtu edhe në sferën ekonomike. Këtu nuk ka asgjë për të qeshur pasi keni mundësi të mbyllni disa kontrata të reja ose të ndryshoni edhe punë. Nuk do të mungojnë kënaqësitë edhe për ata që punojnë në varësinë e te tjerëve. Kush ju do do t’ju ndjekë edhe nëse jeni duke menduar ndonjë aventurë ekstravagante dhe ndërmarrë vendime të çuditshme.

Ujori: Nëse keni lënë pas dore ndonjë çështje këto ditët e fundit, Hëna në Bricjap do t’ju vijë në ndihmë. Emotiviteti juaj do të kompensohet nga racionaliteti dhe do të mbërrini kështu në një ekuilibër të mirë. Flasim për dashuri: kur ndjenja që keni për tjetrin do të jetë 100% e shpërblyer atëherë nuk do të keni më dyshime. Keni bërë zgjedhjen e duhur.

Peshqit: Për të vendosur trupin në formë dhe për t’i nisur me optimizëm këtë ditë duhet pikërisht Hëna në shenjën tuaj. Nuk do të ndiheni të penguar por përkundrazi do të gjeni persona që e mendojnë si ju dhe do t’ju ndihmojnë. Dashuria: nëse ndjenja që keni po zmadhohet çdo ditë atëherë nuk duhet te keni më dyshime. Ç’po prisni?