Dashi: Nëse bukuria dhe sex-appeali juaj janë në nivele maksimale falë vendosjes së planetëve, forma mund të mos jetë shumë e kënqashme. Marsi ju shkon kundër, do të përjetoni momente lodhjeje dhe shpesh do të ndiheni nervozë dhe të shqetësuar. Si rrjedhojë optoni për një ditë relaksi të plotë. Evitoni tensionet dhe diskutimet.
Demi: Hëna tek Akrepi ju vesh me humor gri: ambjenti është i tejnxehur nga xhelozi dhe pakënaqësi të cilat duhen larguar menjëherë. Pa asnjë shkak kthehen frikërat dhe ankthet që mendonit se i kishit kaluar, flisni me një mik të besuar. Natë jo e qetë. Për të lehtësuar gjumin shmangni pilulat sintetike të gjumit, më mirë merrni ndonjë pikë melissa.
Binjakët: Dream BIG thonë amerikanët, ëndërroni për gjëra të mëdha: keni vullnet të madh për të vepruar, për të ndërtuar, për të vënë në praktikë gjithçka që keni vendosur. Nuk do të mungojnë mundësitë e mira për sukses. Jeni energjik, të zgjuar, këmbëngulës dhe mund të mbështeteni në ndihmën dhe mbështetjen e të tjerëve. Planetët e shpejtë në Akrep flasin për interesa stimuluese dhe njohje të reja.
Gaforrja: Mund të bëni gjithçka doni: ëndrrat realizohen, faktet dhe njerëzit lëvizin në drejtimin e dëshiruar! Të inkurajuar e përkrahur nga personat për të cilët ushqeni një admirim të thellë dhe me guxim ju mund të rriteni në fusha krejësisht të reja. Natë magjike e pasioni në krahët e partnerit. Venusi ju do të bukur, ndaj rregulloni look-un tuaj ndoshta dhe me blerje që ja keni vënë syrin.
Luani: Për shkak të disa kalimeve negative të planetëve, humori juaj nuk do të jetë dhe aq i mirë. Shfaqeni të dyshimtë, hezitoni më tepër se zakonisht dhe keni frikë se mos bëni hapa të gabuar. Është e vërtetë që gjërat nuk po shkojnë dhe aq mirë por është po ashtu e vërtetë që nuk mungojnë mundësitë për të pasur gjëra të mira. Nëse keni ndonjë problem me dikë mos u tejzgjasni në sqarime. Relaksohuni.
Virgjëresha: Trekëndëshi Hënë-Pluton ju bën zhivë. Do të keni dëshirë të lëvizni, të spostoheni, të bëni eksperienca emocionuese. Do të përballeni me shumë gëzim me fytyra dhe situata të reja. Do të jeni të gjallë dhe plot pasion. Kush dëshiron të bëjë takime të reja mund t’i ndodhë, por mund edhe të shihni të rikthehet në jetën tuaj një dashuri e vjetër.
Peshorja: Intuita është arma juaj më e mirë në këtë moment: mos i nënvlerësoni avantazhet që mund t’ju sjellin “antenat” tuaja personale. Do të keni rastin të njihni njerëz të vlefshëm, me rëndësi me të cilët të ndani pasionet dhe hobby-t. Për beqarët një aventurë në dukje kalimtare mund të shndërrohet në një lidhje fikse dhe të qëndrueshme. Bashkëpunim në çift.
Akrepi: Qielli mbështet programet e argëtimit duke ju dhënë mundësinë që të relaksoheni dhe më në fund t’i dedikoni kohë aktiviteteve tuaja të preferuara. Duhet të udhëtoni e të shkoni në ndonjë lokalitet të preferuar? Nisuni plot besim pasi do të kaloni orë shumë të këndshme me personat e dashur. Do të dini të ndërtoni rrugë të reja për t’u kuptuar më mirë me partnerin dhe do të ndani çaste të paharrueshme.
Shigjetari: Bëni kujdes që të mos nervozoheni shumë nga dikush që ka ambicje të arrijë të njëjtat rezultate si ju. Mund t’a mbani larg por pa u zbuluar shumë e mbi të gjitha pa u shfaqur as agresivë dhe as të paduruar. Një tis i hollë nervozizmi do të mbulojë marrëdhënien tuaj për shkak të Venusit në shenjën para tuajës. Miqësi të reja dhe personat singëll do të gjuhen si kurrë më parë.
Bricjapi: Yjet ju mbrojnë: një shqetësim i juaji do të bëhet i madh nëse nuk do të bazohet. Një miqësi e re ju tërheq në një luftë argëtuese, por veproni në mënyrë që të mos lini shumë zemra të lënduara pas jush. Disa prej jush do të arrijnë një objektiv të rëndësishëm, disa të tjerë do të hyjnë në kontakt me persona dhe ambjente të reja, të ndryshëm nga ata të zakonshmit.
Ujori: Yjet sot ua bëjnë me drita për t’ju tërhequr vëmendjen: rrezikoni të shkoni përtej limiteve të durimit të të tjerëve. Jeni aq shumë të përqendruar tek vetja saqë harroni t’a vini veten në vendin e tjetrit e madje edhe kur bëhet fjalë për familjarët tuaj. Shihni komplote ngado! Ngrijeni kokën e shihni çfarë nevojash kanë ata që ju rrethojnë.
Peshqit: Me yjet e favorshme në qiellin tuaj lehtësoni impenjimet e ditës dhe thuajini po një udhëtimi që e keni mbajtur në sirtar. Jo vetëm që do të kenaqeni, por mund të njihni njerëz simpatikë të kulturave dhe feve të ndryshme Të reja të këndshme. Pasioni do të jetë në kulm! Për disa mund të zbulohet ndonjë gënjeshtër e vogël duke krijuar paqëndrueshmëri në marrëdhënien në çift.