HOROSKOPI | 7 Prill 2015

Dashi: Frekuentimi i personave të duhur do t’ju japë mundësinë të balanconi zhgënjimin e marrë nga persona që nuk kanë qenë në lartësinë e ndjeshmërisë suaj. Ndërroni shoqëri. Një moment qetësie, heshtjeje dhe palëvizshmërie do t’ju ndihmojë për të rimëkëmbur stabilitetin tuaj të brendshëm. Bëhuni gati t’i ktheni atë që meriton kolegut që është pëpjekur të zhvlerësojë punën tuaj në sytë e shefit. Shërbejeni hakmarrjen në një pjatë argjendi.

Demi: Venusi në shenjë është armike e Hënës sot në Akrep. Do të ketë mundësi t’ju mësojë një tjetër mënyrë sjelljeje me një femër, ndoshta edhe familjare: një mënyrë më pak diskrete, më pak posesive… Do të vizitoni vende të panjohura, të vetmuara që do t’ju entuziazmojnë. Të ushqyerit në mënyrë korrekte do të jenë garanci e një benefiti psikofizik, kështu që filloni një dietë të shëndetshme.

Advertisement

Binjakët: Yjet e sotëm janë pak kontradiktorë. Nëse dita do të vazhdojë të jetë e lëvizshme, menaxhonii gjithçka me kujdes. Mos rikujtoni situata të pakëndshme të së kaluarës, do të mund të shkaktojnë kujtime jo të këndshme e kontradiktore që mund të sjellin zënka. Do t’i jepni dorën në mënyrë spontane një kolegu të pafat. Mos dëgjoni atë që ju thotë të mos e bëni. Ndiqni instiktin tuaj.

Gaforrja: Nëse do të keni besim edhe tek yjet kundërshtarë me siguri do të vendosin t’ju mbështesin. Mund të vini bast për këtë sepse është mendja që krijon realitetin. Hëna në Akrep do t’ju ndihmojë të shprehni në mënyrë të shkujdesur dashurinë tuaj tek njerëzit që ju rrethojë. Vendoseni fantazinë e dhuruar nga Neptuni i favorshëm edhe pse e dini që në fillim që do t’a keni të vështirë t’a ndani me të tjerët. Mos u dorëzoni.

Luani: Rreth e qark jush gjithçka duket e kristalizuar. Jeni duke marrë me vete problemet e së shkuarës pa kërkuar t’i zgjidhni ato. Por edhe për sa do arrini t’a bëni këtë? Filloni frekuentoni persona përfshirës dhe interesantë që do t’ju mësojnë mënyra të reja për të përballuar jetën. Singëll? Do të njihni dikë që do të rrisë tek ju ndjenja gati të parrëfyeshme. Rrini të patundur. Mos bëni asnjë hap! Duroni!

Virgjëresha: Me ndihmën thelbësore që ju vjen nga qielli mund të realizoni atë që keni në mendje: fate dhe persona lëviznin në drejtimin e duhur. Dita ideale për t’ja dedikuar punës, aktivitetit sportiv dhe biznesit. Mbrëmje pasioni në krahët e partnerit. Ka shumë mundësi që në çift të keni probleme për të zgjidhur, por sot heshtni nën mbulesën e pasionit.

Peshorja: Qielli ju buzëqesh. Përfundoni sa më shpejt disa urgjenca që keni. Dedikojuni kënaqësisë dhe argëtimit pa e menduar gjatë. Me një gjakftohtësi të jashtëzakonshme do të arrini të menaxhoni një situate delikatë në fushën e dashurisë. Sa dini të jeni tërheqës, të ëmbël dhe një fije pikantë në mënyrë që gjithçka të bëhet më e shijshme?

Akrepi: Sot do të ndiheni të lënë pas dore nga një person i dashur, por mos u bëni inatçor. E keni ju në dorë të mos e dramatizoni situatën dhe t’a kaloni atë. Hëna do të kalojë në shenjë e do t’ju dhurojë kthjelltësinë mendore për të ndryshuar gjërat që duhen ndryshuar. Do të arrini të merrni një informacion të vyer nga një koleg që flet pak. Tani që e dini, çfarë do të bëni?

Shigjetari: Nëse doni të bëni një gjë që e keni për zemër, bëjeni! Mos e zvarrisni atë sepse nuk do të jetë kurrë momenti i duhur për t’a bërë, kështu që thjesht bëjeni. Hap pas hapi do të arrini të gjeni me siguri mjetet dhe personat e gatshëm për të ndarë me ju këtë projekt. Forma nuk do të jetë e jashtëzakonshme. Atëherë ndaloni, përfitoni nga momenti për të marrë frymë, për t’u marë me veten, për t’u zhytur në jeshillëk.

Bricjapi: Kur flasim për intuitë e ndjenja ju jepni më të mirën tuaj. Duke i luajtur mirë letrat pa ekzagjeruar dhe nxituar do të promovoni ndryshime thelbësore për të ardhmen profesionale. Biznesi shumë mirë. Dashuria do të jetë energji e pastër për ju, kënaqësi e të jetuarit, kreativitet, forcë jetësore, do të jetë burim optimizmi, kurajoje dhe e gjithçkaje që e bën jetën të denjë për t’u jetuar.

Ujori: Të ëndërrosh është bukur, ndihmon zemrën dhe shpirtin por duhet të dish të rikthehesh më pas në realitetin e përditshëm në mënyrë produktive dhe të prekshme. Provoni t’i merrni gjërat siç janë pa u munduar t’i shihni se si do të donit ju të ishin. Në punë nuk do të pranoni metodat pak të qarta. Do të shmangni konkurencën me kolegët dhe do të ndërmerrni një sjellje më korrekte.

Peshqit: Kreativiteti do të mbështesë pjesën më të madhe të personave që u përkasin shenjës së Peshqve. Nuk do të mungojë as kapaciteti praktik për të realizuar gjithçka që fantazia ju sugjeron. Do të keni mundësi të mbështeteni nga një ditë e mbushur plot ide, projekte dhe do të përfundoni me kënaqësi të madhe një projekt në profilin financiar. Në dashuri do të jeni tërheqës dhe do të keni dëshirë të takoni një person që do të arrijë t’ju bëjë të ëndërroni.