Dashi: Rritje e optimizmit dhe shpirtit të iniciativës. Idetë dhe intuita juaj do të shtohen ndaj përpiquni t’i shfrytëzoni sa më mirë. Do të keni vështirësi që t’i konkretizoni,  por duke vepruar me siguri do të shkoni drejt suksesit. Në ditët e fundit keni folur me partnerin për punë dhe politikë: kur do të impenjoheni të zbuloni bukurinë e dialogut sentimental?

Demi:  Përsa i përket argëtimit, dita nuk premton mrekullira, ama do të kompensohet nga një ndjesi paqeje, falë një ekuilibri solid emotiv. Atmosferë e qetë, idele për t’ju dedikuar punës dhe vetes suaj: masazhe dhe trajtime bukurie. Nuk përjashtohet që dëshira për të ndërmarrë një rrugë totalisht tuajën të realizohet: sigurisht që për këtë duhet kurajë.

Advertisement

Binjakët:  Rrethanat kërkojnë durim dhe përulësi, ndaj duhet të mbani një profil të ulët dhe të vini në zbatim shpirtin praktik dhe të jepni prova besueshmërie. Në familje rrezikoni të mos i shihni gjërat në dimensionin e duhur: ndërmjetësoni dhe çdramatizoni. Mos e nënvlerësoni gjuhën e trupit pasi nëpërmjet disa shqetësimeve të vogla po ju sinjalizon për stres dhe lodhje. Hiqni prizën.

Gaforrja: Nëse ndjeni pak lodhje merrni pak kohë dhe pushoni. Të reja në fushën sentimentale? Po mund të ketë. Yjet e dashurisë megjithatë ju thonë që të jini me këmbë në tokë. Nëse do të nisni një histori të re, mos ngatërroni një flirt pranveror me një raport të rëndësishëm. Nëse keni një lidhje, mos e lodhni parnterin me kërkesa të tepruara.

Luani: Mërkuri Hëna dhe Saturni do të përdorin të gjithë ndriçimin e tyre për të qartësuar situata ambigue në të cilat ndonjëherë e gjeni veten. Situata të privilegjuara e të qarta që nuk do t’ju vënë në kushtet që të harxhoni energji në reflektime të rënda. Në mbrëmje një dhuratë e papritur do t’ju lërë pa fjalë: do t’ju bëjë të rimendoni për një familjar të konsideruar të largët. Relaksohuni.

Virgjëresha: Përballimi i ditës së punës nuk është një gjë fort e thjeshtë e duke pasur dhe Hënën tek Shigjetari bëhet një mision akoma më i pamundur: jo stabël, subjekte të ndryshimit të humorit, sot duhet t’a merrni lehtë. Nëse nuk qetësoheni pak, edhe në çift do të keni një ditë kaotike.  Do të vendosen në provë të vështirë marrëdhëniet jo shumë të forta.

Peshorja: Këto ditë jeni demonstrimi i gjallë i asaj se si humori i mirë influencon në mirëqenie: qetësia juaj do të reflektohet edhe në aktivitetin tuaj.  Nëse ndokush do të vërë bast nëse do t’ja dilni mbanë me projektet tuaja, do të jeni fitues. Paçka dëshirës për të qartësuar idetë në raportin historik afektiv do të keni një dëshirë të madhe për t’i thënë po tundimeve dhe aventurave.

Akrepi:  Do t’i arrini me lehtësi qëllimet tuaja. Mos i kini frikë pengesat: këmbëngulja dhe vendosmëria do t’ju ndihmojnë me të gjitha problemet. Duke besuar në potencialin dhe burimet tuaja do të arrini të impenjoheni dhe të merrni rezultatet e shumë dëshiruara. Nëse jeni singëll, jeni kaq të kërkuar sa nuk do të mbeteni kurrë vetëm.

Shigjetari: Hëna në shenjën tuaj ju transmeton alegri, lehtësi, dëshirë për të takuar njerëz dhe për t’u argëtuar. Me Jupiterin dhe Uranin të favorshëm mos e hiqni vëmendjen nga gjërat që ju rrethojnë: mund t’a gjeni pikërisht aty çelësin për të zgjidhur problemet e vjetra. Në fushën afektive nuk do të mungojnë të papriturat: do t’ju pëlqejë të ngacmoni partnerin dhe të nxisni tek ai ndjenjën e xhelozisë. Të reja!

Bricjapi: Ndoshta humori do të jetë më pak i freskët se zakonisht dhe shoqëria juaj nuk do të jetë aq gazoze siç do të dëshironit, ama si kompensim do të kuptoni se një sjellje më e qetë do t’ju dhurojë më tepër besueshmëri tek të tjerët. Përveç se të çlodheni shfrytëzoni intuitën: është një suport për të përballuar grindjet e ditës dhe do t’ju bëjë të jetoni në mënyrë më të ekuilibruar të gjitha situatat.

Ujori: Askush dhe asgjë nuk mund të prishë klimën e besimit që gëzoni sot. Hëna, Mërkuri, Saturni dhe Urani miq bëjnë tifozllëk për ju. Idetë dhe këshillat tuaja do të jenë ar për kolegët e punës dhe do t’ju jenë mirënjohës. Në fushën afektive? Kuptim shumë i mirë mendor me partnerin, dukshëm dhe ai emocional e përzier me atë erotike. Çfarë doni më shumë?

Peshqit: Është e vërtetë që Hëna ju kundërshton por është edhe e vërtetë që ngadalësime të vogla apo pengesat në punë me vullnet të mirë mund të kapërcehen ose të ridimensionohen. Një këshillë:  Mos ngulni këmbë në çështje principi që nuk kanë shumë vlerë dhe mos u jepni peshë fjalëve të thëna në momente zemërimi. Mos merrni asgjë të mirëqenë në dashuri.