Dashi: Entuziazëm i madh dhe shumë pasion falë Hënës në trekëndësh me Jupiterin, me të cilin mund të përballoni në mënyrë perfekte çdo ngjarje të mundshme. Meqë keni një as nën mëngë mos ja tregoni kundërshtarëve. Bejini një surprizë! Komunikimi në çift do të jetë më pranues dhe më i ëmbël. Flirt në nivele të larta për personat singëll dhe të rinjtë.

Demi:  Në rrethana të tjera thjesht do të kishit konsideruar të vazhdonit të ecnit përpara, por diçka do të tërheqë vëmendjen tuaj në mënyrë magnetike. Mund të jetë një person shumë special, mos e lini t’ju ikë nga duart mundësia. Jeni të shqetësuar për një çështje? Mendoni pozitivisht: çdo peshë do të transformohet në lehtësi dhe çdo malore do të bëhet një shëtitje e këndshme nëpër kodra.

Advertisement

Binjakët:  Hëna do të transferohet në shenjën e kundërt me tuajën, tek Shigjetari. Përgatituni për disa bezdi të vogla në marrëdhëniet me të tjerët, të cilat do të mjegullojnë komunikimin. Meqë ju duhet të lëvizni në një terren të panjohur evitoni lëvizjet false: mund të përfundoni në ujra të turbullta. Nëse puna që do t’ju propozohet nuk ju duket shumë e qartë, evitoni të përfshiheni. Silluni mirë me partnerin.

Gaforrja: Përpiquni të mos ushqeheni në mënyrë të çrregullt dhe aq më pak mos hani me shpejtësi dhe pa u përtypur mirë e pa e shijuar ushqimin. Hëna në fushën e 6-të sinjalizon për probleme ushqimore që mund të shoqërohen me vështrësi në tretje. Dedikojini pak kohë vetes dhe pasioneve tuaja.

Luani: Me erën në favor të Hënës, që ëshë në trekëndësh me shenjën tuaj, pengesat do të transformohen shumë shpejt në mundësi rritjeje dhe zhvillimi. Një kujtim apo vend ndoshta ju thërret prej së largu. Arrijeni me fanatazi ose fizikisht. Jeni stabël dhe të lumtur në çift? Do të keni rastin e duhur për të përjetuar një atmosferë muaji mjalti.

Virgjëresha: Mospajtimi  Hënë-Neptun  mund të ndikojë në marrëdhëniet ndërpersonale, që në këtë moment mund të kenë disa konflikte: për të eliminuar disa keqkuptime përpiquni të jeni të qartë dhe të kuptoni këndvështrimin e të tjerëve. Do të keni një rënie të vogël në energji, por asgjë për t’u shqetësuar. Për fat të mirë Hëna nesër do të zhvendoset tek Bricjapi dhe kështu do të mund të pushoni pak më tepër.

Peshorja: Falë mbështetjes së Jupiterit dhe Hënës popullariteti juaj tek miqtë dhe nëpër rrjetet sociale do të rritet. Mos filloni të shisni mend, në të kundërt do të  fshini të gjithë pikët që keni fituar. Në punë, mjafton të insistoni por pa ekzagjeruar dhe çdo derë që ju dukej  e mbyllur në të shkuarën, do të hapet për t’ju lënë të kaloni pa pikë problemi.

Akrepi:  Jeni duke jetuar një situatë të re veçanërisht të favorshme që përfaqëson kulmin e gjithçkaje keni bërë në të shkuarën, realizimin e përpjekjeve të përmbushura. Mos kini frikë nga momentet e bukura që do të paraqiten dhe kini besim në vetvete dhe tek personat që keni afër. Për ata që kanë probleme ligjore tani mund të ketë një ndryshim të papritur.

Shigjetari: Harmonia hënore me Jupiterin do të jetë një bekim për të kapërcyer vështirësitë e krijuara nga kuadratura Hënë-Neptun. Tregohuni më të kuptueshëm edhe kur dikush duket se po ju vë në provë. Nëse ushtroni një profesion të lirë, tregohuni më të vendosur, mos humbisni kohë: ajo që duhet bërë, duhet bërë menjëherë. Shumë i këndshëm raporti në çift.

Bricjapi: Çështjet e pazgjidhura të së shkuarës interferojnë në të tashmen tuaj, duke krijuar pak siklet dhe ankth… Konfliktet e mundshme në familje nuk duhen snobuar, pasi mund të ketë nevojë që të merrni përgjegjësi. Yoga, kërcimi dhe ushtrimet e buta gjimnastikore do t’ju ndihmojnë që të çliroheni nga bllokimet e shkaktuara nga tensionet. Një banjë e ngrohtë më parfum rozmarine do të bënte punë.

Ujori: Ditë e mirë. Hëna tek Shigjetari do t’ju lehtësojë në punët tuaja, madje edhe tek ato më të lodhshmet: fantazia nuk ju mungon dhe do të arrini të gjeni mënyrën më argëtuese për të bërë gjërat.  Keni një histori dashurie të kënaqshme? Ju pret një mbrëmje e ëmbël dhe romantike me partnerin paçka situatës që është duke kaluar lidhja juaj.

Peshqit: Përpiquni të dalloni rastet e mira nga ato që thjesht duken të tilla: dikush do të përpiqet t’ju hedhë hi syve dhe t’ju bëjë të besoni se një ofertë është më me leverdi se ç’është në të vërtetë. Në këtë moment më mirë të zgjidhni me transparencën maksimale në mënyrë që të jeni të mbrojtur nga çdo surprizë e pakëndshme. Kini shumë kujdes.