Dashi: Nëse ushtroni një aktivitet autonom, në këtë ditë ju sugjerohet që të mos vendosni shumë mish në tigan, pasi nuk do t’a gatuani siç do të donit. E nëse operoni nën varësinë e dikujt tjetër atëherë mos i lini asgjë rastësisë: gabimet dhe harresat nuk do t’ju falen. Ndoshta për shkak të shumë impenjimeve në axhenden tuaj, është fakt se dashuria ka kaluar në plan të dytë.

Demi:  Në fushën profesionale por edhe atë sociale, idetë tuaja të ekzaltuara nga Hëna gjenerojnë entuziazëm dhe aprovim unanim nga të gjithë. Mbani mbi supe një përgjegjësi të madhe dhe jo gjithnjë do të jetë e lehtë t’a menaxhoni pa u përfshirë. Dashuria, familja dhe të afërmit do t’ju dhurojnë momente të ëmbla, ëndrra të reja dhe projekte ambicioze. Shumë emocione për të rinjtë dhe beqarët.

Advertisement

Binjakët:  Nëse sot jeni të çfazuar, të pamotivuar, me kokën në re është faji i Hënës joharmonike tek Virgjëresha. Në punë shmangni me kujdes çdo lëvizje të paarsyetuar mirë dhe shtyjini disa ditë të gjitha vendimet e rëndësishme. Në lidhjen sentimentale përpiquni të mos humbni busullën, nëse gjithçka shkon sipas dëshirës.

Gaforrja: Simpatikë dhe brilantë, madje jeni të gatshëm të kapërceni edhe  ndryshimet në favor të një klime më të qetë, gjë që nuk ndodhte prej kohësh. Një Hënë mike ju jep shpirtin e duhur për të çdramatizuar çdo problem. Në dashuri situata kthehet t’ju buzëqeshë  me maskën e një aventure që ndodh rastësisht, pa lëvizur as edhe një hap.

Luani: Disa çështje burokratike apo fiskale ju detyrojnë t’i fusni marshin indietro ose të bëni një hap pas. E keni të ndaluar të shfryni.  Padurimi juaj për t’u marrë me gjërat e vogla duhet të marrë fund dhe duhet të përshtateni. Në dashuri zhvilloni cilësitë e nevojshme të harmonisë në çift si sinqeriteti i plotë, vlerësimi dhe besimi tek personi që dashuroni.

Virgjëresha: Një histori që e konsideronit të mbyllur prej kohësh në sirtar, do t’ju bëjë t’ju rrahë zemra sërish, ndoshta në bashkëpunim me Hënën tranzit në shenjën tuaj. Vlerësojini mirë pro-të dhe kundra-t për çdo zgjedhje të mundshme. Për çështjet më të rëndësishme qofshin këto të karakterit privat, profesional apo financiar synoni mbrëmjen pasi Hëna është në trekëndësh me Plutonin. Kujdes humorin dhe shpërqendrimin.

Peshorja: Ditë pak gri, shënuar nga momente lodhjeje dhe një pafundësi gjërash për të bërë. Përvishni mëngët, duhet të bëni çdo gjë vetë. Në fakt askush nuk duket se ka kohë apo dëshirë për t’ju ndihmuar. Nëse nuk i thani flokët mirë ka shumë gjasa që të inflamoni cervikalen, ndaj kushtojini 5 minuta më tepër flokëve duke i tharë më mirë. Flini më gjatë.

Akrepi: Do të jeni të parët e klasës ndaj mund të bëni të mirët apo të këqinjtë, si të dëshironi. Një karizëm e tillë mund të jetë një thikë me dy presa ndaj bëni shumë kujdes. Për ata që kryejnë një profesion të lirë dita  premton optimizëm dhe dëshirë për t’u rritur. Sinqeriteti do të bëjë të mundur qartësimin e disa argumentave që ju kanë shkaktuar tension në marrëdhëniet afektive.

Shigjetari: Me dis-harmoninë hënore mbi shpatulla, vonesat burokratike dhe rradhat do të jenë të bezdisshme edhe për ju.  Nxitoni! Duhet t’a vini zemrën në paqe ose të shpresoni që ndonjë shpirtmirë t’ju lërë vendin e tij. Nëse në punë do të gjeni një pengesë dhe nuk është për fajin tuaj ju leverdis t’i bini rreth e rrotull pengesës duke përdorur shkathtësinë dhe jo forcën tuaj.

Bricjapi: Mundësia për një udhëtim të shkurtër po ju tërheq shumë, shtyrë kjo nga Hëna e fuqizuar në Virgjereshë. Jeni gati gati duke e pranuar, megjithatë do të ktheheni në hapat tuaj sepse doni sigurinë që të mos mbeteni pa mbështetje. Një person ju ka rrëmbyer zemrën? Nëse s’e keni problem kohën dhe pritjen e lodhshme kini besim. Herët a vonë do të dorëzohet në krahët tuaj.

Ujori: Të japësh më të mirën në çdo situatë nuk është e thjeshtë, sidomos kur dikush duket i interesuar për t’ju penguar gjithnjë. Kërkoni t’a shmangni këtë problem me zgjuarsi dhe jo me forcë dhe do t’a lini pa fjalë. Për të mos humbur të reja të rëndësishme ndiqni programe, blogje apo revista. Mjekësia zyrtare kohët e fundit ka bërë hapa prej gjigandi.

Peshqit: Vlerësimet për punën tuaj po vonojnë të marrin meritat e tyre, gati gati jeni të shtyrë të braktisni gjithçka. Kundërshtia e Hënës që ka nisur që dje është shumë e fortë. Ju nevojitet edhe pak durim. Në fund do të rrini të qetë sepse do të merrni atë që dëshironi. Keni probleme me marrëdhëniet në çift? Përpiquni të ndryshoni sjellje, të jeni miq të mirë të partnerit tuaj.