Dashi: Optimizmi dhe alegria do të jenë mëse të mjaftueshme për të përballuar sot detyrat dhe të papriturat e mundshme. Do të jeni të prirur të lini pas dore miqësitë e vjetra për ato të rejat, por a ja vlen? Në punë roli i liderit do të sjellë nderime e akuza.  Nëse doni më shumë pavarësi, duhet të merrni përgjegjësi më të mëdha.

Demi:  Hëna sot është larg, në anën tjetër të qiellit. Rezultati? Ju pret një ditë pak gri, inferiore ndaj pritshmërive tuaja. Fatmirësisht në punë do të keni dikë që do dijë t’jua mbajë lart moralin. Nxirrni në pah ironinë dhe jini më dakort me veten tuaj. Një mik do t’ju ndihmojë në mbrëmje për një blerje të rëndësishme. Me miqtë do të jeni në harmoni dhe do të kënaqeni shumë.

Advertisement

Binjakët:  Është e vërtetë që Hëna është kundërshtare por optimizmi juaj i palëkundshëm do t’ju mundësojë t’a kaloni me thjeshtësi edhe nëse do të keni mërzi të vogla të së përditshmes. Kreativiteti po rritet, mendimet e brendshme mund të shfrytëzohen dhe të jenë një burim i mirë për ide dhe zgjidhje të reja. Filloni dhe ndryshoni nga pak pamjen tuaj të jashtme. Yjet paralajmërojnë  se në ditët në vijim kredibiliteti juaj do të rritet.

Gaforrja: Moment i mirë për t’u impenjuar në punë. Nëse jeni vartës të dikujt mundohuni të bëni të pamundurën për të treguar se jeni të besueshëm. Mbështetuni tek sensi juaj i detyrës, për të qenë totalisht të pagabueshëm në punë. Nëse keni  një aktivitet privat duhet të keni shumë vëmendje tek organizimi dhe tek shtrirja e projekteve.

Luani: Në dashuri po ndodh diçka por ju nuk e dini mirë se çfarë. Ky fenomen do të jetë akoma më i dukshëm tek personat singëll, tek ndjenjat që kanë për një person që deri para pak kohësh ishte thjesht një mik. Pavarësisht dëshirës suaj ju po ndryshoni e kjo gjë ju mahnit por gjithashtu ju frikëson. Kthjelltësi mendore, intuitë e pagabueshme.

Virgjëresha: Bëni kujdes të mos lëndoni ato që keni pranë, ndonjëherë harroni se sa mund të rëndojë një gjykim negativ për një person të brishtë emocionalisht. Pozicioni i kundërt i Hënës ju sugjeron të mendoheni dy herë para se të jepni një verdikt. Relaksohuni. Nëse keni vështirësi gjatë leximit apo kur shihni TV mos e anashkaloni një kontroll specifik për shikimin.

Peshorja: Jeni shumë të impenjuar me punën dhe biznese që kanë lidhje me investimet dhe pronësitë që kanë nevojë për impenjim të plotë personal. Disiplina, sensi i punës dhe detyrës, konstantja dhe rezistenca në punë janë letrat tuaja fituese. Jeni duke ndërmarrë një periudhë shumë impenjative, por falë bashkëpunimit të yjeve duket sikur gjërat po ecin më së miri. Dashuria paraqitet mirë.

Akrepi:  Si ndërmjetës të mirë që jeni përfitoni nga gjendja juaj pozitive për të përfunduar disa kundërshti që rëndojnë ambjentin e punës. Yjet po i japin fuqi ideve tuaja, vendimeve dhe ankthet e zakonshme po largohen duke i lënë vend autokontrollit. Lëreni mënjanë krenarinë e lënduar dhe bëjeni ju hapin e parë nëse doni që relata afektive që keni të mos zhytet nga një kapriço që ka shumë pak vlerë.

Shigjetari: Hëna në shenjë do të favorizojë relatat, projektet praktike dhe do të influencojë pozitivisht tek qetësia e brendshme. Parashikohet një prespektivë e re në punë. Dedikojini pak kohë për t’a futur tek impenjimet tuaja. Në dashuri? Nëse nuk jeni të kënaqur se si po shkojnë gjërat kujtohuni që gjithçka mund të përmirësohet, mjaft t’a dëshironi.

Bricjapi: Hëna në fushën e 12-të po ju krijon më shumë probleme se avantazhe. Jeni të lodhur, nervozë, ju ka ardhur në majë të hundës, jeni mbyllur në vetvete dhe po merreni me anët e errëta të vetes suaj duke e bërë situatën edhe më të vështirë seç është në të vërtetë. Flasim për mirëqënien fizike: mos i mbani të gjitha ndjenjat brenda, gjeni një mënyrë për t’u shfryrë, ndoshta edhe duke bërtitur me të madhe arsyet që po ju lënë të pakënaqur mund t’ju ndihmojë.

Ujori: Ditë shumë dinamike, me ritëm, ftesa dhe surpriza. Organizoni një darkë me miqtë e vjetër për t’u azhornuar me të rejat që kanë ndodhur. Hëna tek Shigjetari po ju dhuron një   periudhë pune që duhet mbajtur mend. Përsa  i përket dashurisë një ndërthurje romanticizmi dhe sensualiteti mund t’ju dhurojë emocione dhe aventura. Do të keni të reja.

Peshqit: Një moment krize e kalojnë të gjithë, por jo të gjitha të këqijat vijnë për të lënduar. Kjo pauzë e shkurtër mund t’ju japë mundësinë që të shkëputni prizën dhe reflektoni. Është mëse normal një rimendim i përgjithshëm rreth aspiratave tuaja. Nëse nuk bëni dot pazare çdo ditë, ruajini ushqimet në mënyrë të atillë që të mbeten të freskëta dhe kini kujdes nga skadenca.