Dashi: Intensifikoni sforcot për të evituar shumë gjëra pezull këtë të mërkurë: do të ndiheni shumë të lehtësuar dhe me ndërgjegjen në paqe. Do të përdorni gjithë rezervat tuaja të përqendrimit dhe sensit praktik, për të përfunduar detyrat tuaja. Bëni gjithçka mundeni për të shfrytëzuar mundësitë që ju janë ofruar, duke lënë mënjanë pavendosmërinë që e keni të lindur.

Demi:  Nëse doni të dominoni skenën ky është momenti juaj. Një partner do t’ju bëhet krah dhe për ata që mund t’ja lejojnë vetes një udhëtim aventuresk do të plotësonte kornizën. Në fakt suksesi duket se është në anën tuaj: jeni duke mbledhur konsens të plotë kudo dhe nga të gjithë. Spërkatje romantiçizmi do t’a bëjnë edhe më intrigues mirëkuptimin në çift.

Advertisement

Binjakët:  Nuk është rasti të digjni etapat. Arti  i të marrit kohë, sot do të jetë shumë i nevojshëm pasi në këtë moment nuk i keni mjaftueshmërish të qarta idetë për t’u impenjuar në projekte që nuk ju bindin plotësisht. Prisni edhe pak përpara se të vendosni. Atmosfera në darkë do të jetë e këndshme dhe do t’ju japë shumë për të bërë. Sektori më i favorizuar do të jetë ai i miqësive.

Gaforrja: Një dëshirë e fortë për të renë nuk do t’ju lërë të qetë. Por nëse nuk arrini  të shmangni impenjimet e marra përsipër si do t’i përballoni ndryshimet? Ama një gjë mund t’a bëni: përpiquni që të mirëkuptoni ndryshimet e tendencave që po ndodhin dhe reflektoni mbi to. Diçka nuk e kënaq relatën në çift. Përballuni një herë e përgjithnjë me një keqkuptim të vogël që keni në çift.

Luani: Të bashkosh teorinë dhe praktiken është padyshim mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të ecur në çdo situatë të jetës dhe ju po ja dilni mbanë. Me pak durim do të implementoni në realitet çfarë keni mësuar me rezultate shumë të mira. Koha nuk është kurrë e mjaftueshme për t’ju dedikuar shëndetit tuaj, por nëse doni të keni rezultate të mira do të duhet t’a gjeni atë kohë.

Virgjëresha: Jeni duke u marrë me një ditë speciale. Hëna në shenjë do t’ju ndihmojë të shkoni drejt e në shenjë pa luhatje dhe pa patur nevojë të maskoheni. Do të jeni në gjendje të bëni zgjedhjen e duhur në momentin e duhur. Bravo vazhdoni kështu. Në dashuri jeni të qetë. Pajtoheni me partnerin dhe jeni të gatshëm për të përmbushur të gjithë nevojat që ka partneri. Takime emocionuese për ata që janë singëll.

Peshorja: Mos e lejoni askënd t’ju nënvlerësoje. Nëse është e nevojshme përgjigjuni të vendosur. Nëse diçka nuk shkon në mënyrën që ju dëshironi mos u bëni pesimistë. Kujtoni që ka gjithnjë një zgjidhje. Duhet vetëm gjetur mënyra. Një ajër pakënaqësie do të mbështjellë marrëdhënien afektive për shumë prej jush. Dikush nuk do të lërë t’i shpëtojë nga duart rasti për një aventurë.

Akrepi: Hëna mike ju ngacmon për të rilidhur miqësitë duke kaluar kështu momente konfidenciale dhe duke bërë thashetheme të padëmshme. Gjërat po shkojnë më së miri dhe më mirë se ç’e prisnit madje. Do të arrini të largoni rutinën me gjetje kreative. Në sferën profesionale aftësia për të kapur sensin e gjërave do t’ju japë një plus më shumë në krahasim me kolegët që do të dëshironin shumë t’ju zinin vendin.

Shigjetari: Përfundimisht semafori është i kuq për këdo që nis çfarëdolloj iniciative, private dhe profesionale. Mos u joshni nga raste të arta vetëm në aparencë. Nëse keni një aktivitet autonom aty mund të fshihen vështirësi dhe zhgenjime. Nëse jeni në çift do të ketë një kontraditë të vogël me partnerin. Nëse jeni singëll do të lidhni marrëdhënie të reja shoqërore. Përpiquni të usheqeheni shëndetshëm.

Bricjapi: Hëna ju buzëqesh dhe dita duket e çiltër. Kujdes nga një koincidencë sinjifikative. Do të mund të hapë një dritare dhe t’ju frymëzojë me një rrugëtim të ri. Deri më tani keni mbetur ulur në stol por më në fund do të keni të gjithë letrat e duhura për t’u hakmarrë.  Joshës dhe me sex appeal, me buzëqeshjen që keni sot, personi që dashuroni nuk do t’ju mohojë as edhe një gjë. Mos përfitoni ama.

Ujori: Do të gëzoni aftësi të mira komunikuese të cilat bashkë me të tjerat do të mund t’i shfrytëzoni sa më mirë në sferën profesionale dhe atë personale. Jetoni një histori dashurie? Do të jeni të lumtur me rrjedhën e gjërave dhe do të keni ndjesinë se relata në çift po përjeton një fazë konsolidimi. Mbrëmja parashikohet argëtuese nën shoqërinë e miqve shumë simpatikë dhe të paparashikueshëm.

Peshqit: Hëna në shenjën e Virgjëreshës do t’ju ngrejë një kurth duke turbulluar qiellin tuaj. Mos u demoralizoni dhe tregoni talentin dhe potencialin tuaj. Rrini të qetë, mos ushqeni dyshime dhe luhatje. Meritat tuaja profesionale do të njihen. Dikujt mund t’i ndodhë një aventurë romantike dhe gjithpërfshirëse. Ç’të bëni? Kush e di sa është e vërtetë shprehja më mirë të pendohesh për një gjë që e ke bërë se sa për një gjë që s’e ke bërë.